Në fund të majit dalin kartëmonedhat rezistente

Banka Qendrore Evropiane ka prezantuar kartëmonedhat e reja, të cilat janë karakteristike dhe ndryshe nga të zakonshmet. Këto kartëmonedha, nuk dëmtohen edhe nëse ato i harrojmë në xhepa dhe i fusim në lavatrice për ti larë.

Këto kartëmonedha do të hidhen në treg në fund të muajit maj, ndërsa po mirëpriten nga qytetarët gjithandej me shumë pozitivitet. Për tu demonstruar rezistenca e këtyre kartëmonedhave, është prezantuar nnjë video, ku ato mund të shihen mjaft qartë që janë rezistente nnga mikrovala, ngrirësja, rrudhosja dhe zhubrosja dhe i mbijetojnë cdo dëmtimi të mundshëm.

Ato janë bërë nga një material i pashkatërrueshëm dhe të pafalsifikueshëm, nnë mënyrë që të mos kenë mundësi të falsifikohen. Kartëmonedhat që do të hidhen në qarkullim janë ato në vlerë 100 dhe 200 euro, ndërsa kanë mbetur vetëm edhe pak javë që ti shohim se si do të duken ato në të vërtetë.