Në 140 vjetorin e lindjes, përkujtojmë Mit’hat Frashërin, diplomat, shkrimtari dhe politikan

Mit’hat Frashëri i biri i atdhetarit të shquar Abdyl Frashërit që la gjurmë të pashlyera në disa nga periudhat më kritike për kombin, i njohur me emrin e letrave Lumo Skëndo, lindi në Janinë më 25 mars 1880 dhe vdiq në Nju Jork më 3 tetor 1949, ndërsa eshtrat e tij u sollën nga Amerika dhe u varrosen pranë vëllezërve Frashëri dhe Faik Konicës, në kodrat e Liqenit në Tiranë, më 14 Nëntor 2018, me që rast realizova tekstin me këto .

Teksti e fotot Rexhep Rifati, ekskluzive Tiranë 14 Nëntor 2018

Nga sot, njëri prej politikanëve dhe njerëzve më të shquar të letrave shqipe, do të prehen pranë familjarëve të tij. Kjo do të ndodh pas një pritjeje të gjatë. Megjithatë, amaneti i tij do të shkojë në vend, do të varroset në Shqipëri.

Shteti shqiptar vendosi sjelljen e eshtrave të tij në atdhe, me rastin e 110-vjetorit të Kongresit të Manastirit ku ai u zgjodh dhe kryetar i tij. Gjithashtu u bën edhe homazhe pranë arkivolit të tij.
Një peshë të veçantë kishte testamenti i tij, në të cilin shkruante se çdo gjë që kishte në këtë botë, ja linte Shqipërisë. Siç dëshmohet në paragrafin e parë, tekstualisht në origjinal:

“Çë kam pasuri të tundshme ose të patundshme, libra, mobilla, karta, plaçka, para etj. i lë për krijimin’ e një “INSTITUT ALBANOLOGJIE” që të jetë një qëndër e studimevet shqipëtare, të mprojë, të shvillojë, të qendrësojë dhe të udhëheqnjë studimetë që përkasin Shqipërinë dhe Shqipëtarëtë.”

Përmes këtij akti nderimi, u përmbush amaneti i Mid’hat Frashërit për varrosjen e eshtrave të tij në Shqipëri, për çka edhe iniciativën e kishte marr historiani Uran Butka, me përkushtimin e deputetit Agron Shehaj. varroset me nderime në atdhe.

Garda shtetërore ishte gjatë tërë kohës në nderim që nga sjellja e arkivolit në Tiranë dhe deri tek përcjellja e fundit, kur edhe u ceremonia zyrtare tek Kodrat e Liqenit, ku eshtrat e Mit’hat Frashëri, tash e tutje do të prehet pranë 3 vëllezërve Frashëri.

Për të marrë pjesë në këtë ceremoni udhëtuam nga Zvicra e Maqedonia me shokun tim Jakup Reka. Krejt në fund të këtij teksti, në 140 vjetorin e lindjes se rilindësit tonë të madh, Mid’hat Frasheri, le ta përkujtojmë jubileun e tij me këto fjale, pjese te kumtimit qe ai la te regjistruar ne BBC një muaj para largimit nga jeta:

“Duam që shqiptari të ketë shpirtin dhe mendjen gjithmonë për të mirën e Shqipërisë. (…) Kjo është lutja e jonë ndaj Zotit të madh dhe lusim që gjithë shqiptarët e vërtetë të rrëfehen të denjë për të qenë shërbëtorët e Shqipërisë.”