85

Në Sallonin e librit në Paris edhe autorë nga Shqipëria e Kosova
Në Institutin për Gjuhë dhe Civilizim ( qytetërim) me 12&13 prill 2019 në Paris u mbajt Salloni i Librit, ku merrnin pjesë përfaqësues nga vendet e ndryshme të Evropës në veçanti të Ballkanit , në mesin e tyre edhe Shqipëria e Kosova. Apo siç e përshkruan simbolikisht poeti Musa Jupolli: “Shqipëri Dardani me një Sofër në Parisin mitik!”

Nga Rexhep Rifati

Për portalin tonë prointegra.ch, lidhur me këtë manifestim të madh libri i mora një prononcim poetit tonë të mirënjohur Musa Jupolli që prej vitesh jeton dhe vepron aktivisht në Paris, sidomos në fushën e artit, ndërsa në periudhën e para dhe gjatë luftës edhe sensibilizimin e çështjes së Kosovës, sidomos në mesin e intelektualëve francez e të tjerë në këtë metropole të kulturës botërore.
Nga ky komunikim mësojmë se ndër krijues të këtij “manifestimi” ishin të ftuar Luan Rama dhe Arta Seiti nga Shqipëria dhe Musa Jupolli nga Kosova me librin e tij në gjuhën frënge “Mon Kosova” (Kosova ime). Në këtë Sallon, po ashtu pati bisedime apo edhe “Tavolina të rrumbullakëta”, siç quhen këtu, debate dhe konferenca për gjuhën, kulturën, literaturën, historinë, turizmin etj. Të pranishëm shumë editor nga Parisi dhe regjionet tjera të Francës, po aq edhe nga edicionet e shteteve të ndryshme që ishin të pranishëm me librat e tyre .
Me këtë rast Musa Jupolli u prezantua me librin më të ri “Mon Kosova” (Ed. Fauve », Paris, po edhe me disa tituj tjerë me botime në gjuhën shqipe , si: me librin …më Thanë, me romanin Elionié& Afrodita, me librin …me Kadarenë, me një përmbledhje të C/O M.Jupolli / Mentor Thaqi. “ “Çamëria në vargje të mia”.
Poeti, Musa Jupolli pati gjithashtu takime edhe me krijues dhe artistë shqiptarë që banojnë në Paris, ndër ta edhe me mikun e tij Luan Rama, mikun e hershëm piktorin Omer Kaleshin , romansieren Arta Seiti, pastaj me Gjergj Themelin e Shoqatës Shqiptare në Paris, po edhe me përfaqësues të Shoqatës Shqiptaro-frënge, në Paris si Ornella Todoroshi, apo edhe me kritik arti dhe njohës tjerë të kulturës frënge dhe shqiptare. Me kënaqësi thotë Jupolli, që aty u njoftova edhe me Janinasë që studionin gjuhë dhe letërsi shqiptare në këtë Institucion ! Në përmbyllje ja edhe një përfundim simbolik për këtë eveniment të rëndësishëm libri nga Musa Jupolli:
“Shqipëri Dardani me një Sofër në Parisin mitik !
Ishte një ditë e mrekulluar në sallonin e librit në Paris, aty me bashkëvendësit e mi dhe publikun francez zhvilluam tema të kulturës shqiptare! Luan Rama, Omer Kaleshi, Gazmand Toska, Arta Seiti, Gjergj Themeli, Ornella Todorushi, Marashi…”