Ndahet nga jeta një nga figurat e shquara të arbneshëve të Zarës

 

 

Arbneshi, Ivica Matešić Jeremija, që u varros me nderime ushtarake në përcjellje të mijëra qytetarëve, u shqua si ushtarak, diplomat karriere në Tiranë, Shkup, Romë e vende te tjera, si dhe shkrimtar e aktor, që e njoha nga afër në Zarë, derisa luajti një nga rolet kryesore në “Nitën“ e Josip Vlladimir Relës  

Nga Rexhep Rifati

Nga faqja elektronike e Shqiptarëve të Zarës sot mësova një lajm të hidhur se të martën më 23 Qershor 2020, ka ndrërruar jetë një nga figurat e shquara të arbneshve të Zarës, Arbneshi, Ivica Matešić Jeremija,  i cili u  shqua në disa fusha të jetës. Në përcjelljen e Ivicës, por popullatës së këtshme arbneshe shqiptarëve të Zarës morën pjesë edhe mjera qytetarë të tjerë kroatë e të tjerë nga mbarë Kroacia që i dhanë lamtumirën e fundit e fundit shkrimtarit, ushtarakut dhe diplomatit te karrierës, Ivica Matešić Jeremija.

Në njoftim thuhet se: Vdekja e parakohshme e këtij Arbneshi fisnik, i cili ishte një personalitet i njohur ne Zarë dhe mbarë Kroacinë, pikëlloi jo vetëm familjen e tij, por edhe mbarë komunitetin Arbnesh dhe atë Shqiptar. Aq më parë kur dihet se Ivica Matešić Jeremija me punën dhe veprimtarinë e tij si ushtarak, diplomat karriere ne Tirane, Shkup, Romë e vende te tjera, si dhe shkrimtar; qe shndërruar ne një urë të fortë lidhëse mes Arberesheve, Shqiptareve dhe Kroatëve. Ndaj edhe punët e tij te mira ne dobi te komunitetit Arbnesh si dhe atë Shqiptar do te mbahen mend gjatë.

Ai u përcoll për ne banesën e fundit me një funeral madhështor ashtu siç e meritonte, ku morën pjese mijëra qytetarë e mjaft personalitete te njohura te politikes, kulturës, diplomacisë dhe ushtrisë.

Të pranishëm ishin Ambasadori i Kosovës ne Kroaci, Zëvendës Ambasadorja e Shqipërisë, Deputetja shqiptare e Parlamentit Kroat, Ermina Lekaj Prljaskaj, si dhe mjaft personalitete te tjerë.

Këshilli i Pakicës Shqiptare te Zarës i shpreh ngushëllimet me te sinqerta familjes se Ivica Matešić Jeremija dhe te afërmeve te tij. Pushoftë ne paqe, thuhet në fund të këtij njoftimi të Këshillit të Pakicës Shqiptare të Zarës.

Me këtë rast i  bashkohem me ngushëllime familjes, komunitetit arbnesh e shqiptarë, duke sjellë ca kujtime nga takimi që pata për dy ditë rresht nga 6-8 maj 2019 , gjatë ditëve të “Arbneshëve të Zarës” kur edhe këtë personalitet e e pash sesi me aq shumë afsh e dashuri luante një nga rolet kryesore në skenë:  në dramën “Nita” në Teatrin e qytetit të Zarës, që ishte përplot publik, ndërsa që shfaqja u luajt në dy gjuhë: në arbnishte të vjetër dhe kroatisht. Madje edhe me veshje siç bahen edhe më tej në trojet e të parëve.

Në mbrëmjen e 6 Majit 2019, ishte kënaqësi të shikosh sesi edhe moshat më të reja, lozni për bukuri në skenë duke i kujtuar e përtërirë kujtimet për shpërnguljen e dhunshme të parëve tyre nga trungu arbëror. Në këtë shfaqje Arbneshi, Ivica Matešić Jeremija, luajti rolin e priftit, duke sjell një dashuri për vendin e të parëve të shpërngulur gati tre shekuj më parë.

Po me rastin e “Ditëve të arbneshëve 2019”, një natë më vonë në fshatin Arbanasi, në një orë letrare të drejtuar nga kryetarja e komunitetit arbnesh, profesoresha, Maximiljana Barančić, kryetare e komunitetit arbnesh, u mbajt edhe një orë letrare ku po ashtu, Ivica Matešić Jeremija, ishte një figurë dominonte edhe me promovime librash e edhe me recitime në gjuhën e të parëve.

( Me këtë rast pos fotove nga përcjellja e fundit po jap edhe disa nga fotot që kam shkrep në “ Ditët e Arbneshëve”, të Zarës dhe takimet me, Ivica Matešić Jeremija)