Një nga jubiletë më të mëdha të këtij viti ndër shqiptarë, 550 vjetori i vdekjes së kryetrimit tonë, Gjergj Kastriotit- Skënderbeut do të shënohet me një eveniment të rëndësishëm treditor (26-28 Janar 2018) nga Misioni Katolik Shqiptar në kantonin e Turgaut, me seli në Sirnach, që përshkohet me ligjërata e programe artistik dhe me një meshë në Frauenfeld
Nga Rexhep Rifati
Siç na njoftoj për portalin tonë prointegra.ch, udhëheqësi i këtij misioni, don Albert Demaj për nder të vitit të «Heroit tonë kombëtar – Gjergj Kastrioti», Misioni organizon një manifestim tre ditësh për të përkujtuar dhe rijetuar vlerat e kryetrimit në përditshmërinë tonë. Sipas programit të premten më
26 Janar 2018 ora 19:00 në sallën e Misionit tonë në Sirnach (adresa: Fischingerstrasse 66, 8370 Sirnach) do të mbahet një akademi, ku me ligjërata do të paraqitën:
Mr. Arben Arifi, historian: Gjergj Kastrioti, histori dhe aktualitet.
At Antonio Bellusci, prift Arbëresh: “Gjergj Kastrioti dhe Arbëreshët”.
Don Lush Gjergji, në temën : “Porosia e Skënderbeut për ne sot”!
Film nga gazetari Rexhep Rifati : Si përjetësohet Skënderbeu te arbëreshët e Kalabrisë
Pas një pauze do të jetë mundësia për pyetje! Dhe krejt në fund darka për mysafir.
Më tej nikoqiri, Don Albert Demaj, përmend se:
Të shtunën, 27.01.2018. Një program artistik nga Ansambli ynë «Arbëresha», ku do të merr pjesë edhe një grup folklorik «Vëllezërit Arbëresh» nga Kalabria dhe këngëtari Sinan Vllasaliu.
Të dielën, 28.01.2018, mesha në Frauenfeld në ora 13:00 dhe pastaj një apero. Adresat dhe telefonat:
Fischingerstrasse 66
8370 Sirnach TG
Tel: +41 71 960 12 77
Nat : +41 79 916 14 26
Fax: +41 71 960 12 78
E-Mail: info@misioni.ch