NJË KOSOVË (DHE NJË KOMB SHQIPTAR) NË ZVICËR

“Shqiptarët e Zvicrës – 1001 pamje”, e autorit Rexhep Rifati është një vepër që e paraqet IMAZHIN shqiptar në Zvicër në dritën MË POZITIVE TË VLERAVE TË MIRËFILLTA E TË SHUMËFISHTA, ndryshe nga shkrimet denigruese antishqiptare, që jemi mësuar t’i lexojmë e (përjetojmë rëndë) deri më tash…

Prend Buzhala, 6 janar 2014

Prend Buzhala_Rexhep RifatiEmmenbrücke, Luzern, Zvicër: takim me Rexhep RIFATIN, gazetar, i cili, për shumë dekada,ka paraqitur në mediet e shkruara ngjarjet dhe jetën e në Zvicër. Këto ditë ai botoi një vepër monumentale me titullin “Shqiptarët e Zvicrës – 1001 pamje”, me tekste e fotografi të shumta. Derisa na i shfletonte faqet e librit (Mua e Bardhec Berishës) rreth 500 faqe të librit, me format të madh e botim dinjitoz, Rifati, me përvojën e gazetarit të rryer, fliste me pasion për figura, ngjarje, personalitete, vepra, veprimtari…
Vlen të theksohet se për rreth 280 mijë shqiptarë (sa thuhet s e jetojnë e punojnë në Zvicër), kjo vepër paraqet aspekte të shumta të jetës e të arriturave shqiptare këtu, në disa kapituj:
“Arsimi, që nga kopshtet shkollore e deri te doktoratat e shkencë”, “Studentët, potenciali më i çmueshëm i shqiptarëve në mërgatë”, “Arritjet e shqiptarëve në fushë të shkencës”, “Grupet artistike, bartëse të kulturës dhe të imazhit tonë në mërgatë”, “Gjurmë shqiptare në shtetin helvetik”, “Artistët shqiptarë në Zvicër”, “Pianistja e diplomuar për muzikën antike”, “Grupet muzikore- shqiptaro- zvicerane”, “Shkrimtarët shqiptarë në Zvicër”, “Promovime librash të autorëve shqiptarë”, “Teatër dhe film”, “Artet pamore të mërgatës shqiptare në Zvicër”, “Kultivimi i traditave në mërgatën shqiptare në Zvicër”, “Miqtë e ditëve të liga”, “Ndihmat dhe fondet dedikuar vendlindjes”, “”Kurorëzimi i Pavarësisë së Kosovës – gëzim gjithëshqiptar”, “Zbuluesit shqiptarë në rrugën e shkencës”, “Klubet, shoqatat, këshillimoret, institutet dhe bashkësitë fetare”, “Organizimet (jo)politike të shqiptarëve në Zvicër”, “Shqiptarët në sistemin delegues e partiak zviceran”, “Pjesëmarrja e shqiptarëve në ekonominë zvicerane”, “Arritjet në shëndetësi e në teknikë”, “Familjet e mërgimtarëve nga sakrifica deri te triumfi”, “Veprat e artistëve shqiptarë në metropolet zvicerane”, “Artistët unikë që lanë vulë në artin popullor e modern”, “Sportistët – ambasadorë të përkryer të shqiptarisë në mërgatë”, “Dashuri e pasione koleksionistësh” dhe kapitulli i fundit {Gazetarët dhe shtypi”. Nëse deri më tash jemi mësuar të lexojmë vepra nga lëvizjet politike e strehimin e tyre nga vatra shtetërore zvicerane, kësaj radhe shumësia e pamjeve paraqitet në shumë përmasa, si në atë të kohës së tashme, por edhe për faktin se Rexhep Rifati “mund të quhet kujtesa ose enciklopedia e gjallë (por tejet diskrete!) e mërgatës shqiptare në Zvicër dhe e rretheve të lidhura me të”, si e ka cilësuar recensenti zviceran, profesor doktor Basil Schader.
Vepra është një KRONIKË E GJALLË dokumentare,e larmishme, e pasuruar me pamjet e gjalla të fotografisë, si një “kronikë pamore” me vlerë dhe interesante. Autori ka derdhur mundin e tij shumëvjeçar në këtë kronikë monumentale. Ai, pothuajse, merr rolin e një FOLËSI TË PADUKSHËM, pikërisht për faktin pse gjithmonë, duke qëndruarën distancën objektive me lëndën e shumënduarshme, ua jep fjalën gjithmonë të tjerëve, proceseve, ngjarjeve, veprave…, ua jep fjalën të tjerëve që kanë kryer punë të mëdha e me vlerë …
Është një vepër që e paraqet IMAZHIN shqiptar në Zvicër në dritën MË POZITIVE TË VLERAVE TË MIRËFILLTA E TË SHUMËFISHTA, ndryshe nga shkrimet denigruese antishqiptare, që jemi mësuar t’i lexojmë e (përjetojmë rëndë) deri më tash…
Botues është “Instituti Albanologjik- Albanisches Institut” St. Gallen.