Muzeu i traditës në Sarandë, që fle mbi gërmadha të një antikiteti të hershëm

Gjatë vizitave në Muzeun e traditës në Sarandë, drejtori Luan Sejdini, na tha se ky muze, ndonëse qëndron mbi gërmadha të një antikiteti të hershëm ( mbi një mozaik ) , ajo çka ka mbet pas trazirave të vitit ’97  nga 3 muzetë ( i arsimit, armëve dhe etnografisë), ruhet këtu, me përpjekje që të pasurohet edhe më tej.  

Teksti e fotot : Rexhep Rifati

Sarandën për herë të parë e vizitova në Gusht të vitit 1979 në kodër të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “Kastriotët” nga Ferizaj, për ta vizituar po ashtu edhe me Shkollën Shqiptare të Vallëzimit “Shota” në Zvicër si pjesëmarrëse e Festivalit Folklorik “Gjirokastra 2015”, si dhe në disa raste të tjera bashkë me familjarë për të kaluar pushimet në këtë perlë të bregdetit të Jonit shqiptar.

Në disa nga vizitat e mija qoftë vetë apo edhe me krijues si me poetët Musa Jupolli e Prend Buzhala, vizituam edhe muzeun Tradita, që gjendet në afërsi të qendrës së qytetit e që ofron sado pak histori për të mësuar më shumë për të kaluarën e Sarandës me rrethinë me gjitha elementet e traditës dhe të etnografisë së këtij qyteti bregdetar.

Gjatë dy-tri vizitave pata rastin të shohë disa nga vlerat që ruan ky muze, që sipas asaj që na shpjegoi, drejtori Luan Sejdini, Muzeu i traditës në Sarandës është ajo çka ka mbetur nga 3 muzetë që kanë funksionuar në këtë qytet para vitit ’97, siç ishin : ai i arsimit, armëve dhe etnografisë.

Ndërsa që nga një bisedë e tij në Janar 2014, me Top Channel: Specialistët sqarojnë se pas trazirave ku u vodhën, dogjën dhe shkatërruan të gjithë muzeumet, punonjësit arritën të ruajnë dhe magazinojnë vetëm objektet e ekspozuara në këtë godinë tipike dykatëshe qytetare. Në mënyrë të pandërgjegjshme qindra objekte të traditës materiale, kostume popullore, enë, vegla artizanati ose janë shitur për pak para ose janë zhdukur prej atyre që i dispononin.

Atëbotë u tha se: Muzeu që magazinon objekte të shkëputura të traditës ka nevojë emergjente për rikonceptim ndërsa zyrtarët lokalë të kulturës  i kanë drejtuar shpesh thirrje komunitetit të dhurojë objekte që nuk kanë më përdorim praktik. Përndryshe sipas, Saranda web, sa i përket veshjeve tradicionaleVeshjet popullore janë të larmishme tek çamët dhe labët. Të veçantat e Sarandës në traditën e veshjes dhe objekteve të tjera të kulturës popullore mund t’i gjeni duke vizituar Muzeun Etnografik, i cili ndodhet në qendër të qytetit. Adresa: Pranë Limanit, në shëtitoren kryesore të qytetit. Tel: +355 852 4600.

Ndaj edhe pikërisht në momentin kur gjendem në Sarandë realizova edhe një foto me aktorin dhe regjisorin e njohur sarandjot, Anastas Nikën, pranë portretit të gdhendur të poetit tonë, Naim Frashëri, vendosur në ballinën e këtij muzeu. Ndërsa që do të vizitoj edhe ullirin që ka mbjellë këtu në Sarandë, “Bilbili i gjuhës shqipe”.