Mentor Thaqi: DY-TRI FJALË RUGOVËS KRESHNIKE

(n´përg´jamje t´vènit)

Rugovë,

ti Trualli i Malcis´ t´Këlmènit,

tremij vjèt ke tèèj e bardhë,

tue ia shtua Kapidanat vènit,

se dardha pikë e bjèn nër dardhë!

N´plisa e n´shalla si bora n´Hajl’,

pa t´u tièè ofshama kurrë,

për me dekë tue kjuqë nj´at shall,

plis e ballë, kuq si baxhurrë!

Ki´ pá´ thââ´n nj´ai Hysen Bajri,

nj´ai Kapidani Bajraktar:

– Moj Malci ty t´u pát´ hajri,

nèra jonë âsht me dekë shqiptar!

N´krejt k´to troje jèm t´nji barku,

me Këlmèn, Hot, Grudë, … kah já´

po nuk p´è di ku lakmoi Marku,

për me u bâ ai miskov shkjá?!

Edhe sod po dalin n´pah cuba,

tue m´i çitë hije t´zezë shallit,

nuk jââ´n lisa, po jââ´n çuba,

t´pa burrni, soj i xhamallit!

Máje besen që i kè dhâân´

Ibres tân, nj´atij Shkâm Gurit,

se f´tyra s´mátet me dèrham,

po sall me nèr e fjalë të burrit!

E ty Rugovë fjala t´zââ´ vèn,

se je e kje gjithmonë sojnike,

kjèn për kjen dèn baba dèn,

je djèp krèshnik´sh t´Shqypnisë Etnike!

Mentor Thaqi

16 Mars 2023

(Foto nga  Rexhep Rifati: Dy nga anëtarët më të vjetër të Ansamblit “Rugova”)