Një nga figurat e shquara të publicistikës e të letërsisë, shkrimtari, Musa Ramadani, ndërroi jetë dje në moshën 76 vjeçar, meqë rast sot u mbajtën homazhe dhe një akademi lamtumire në Teatrin Kombëtar të Kosovës, ndërsa që u varrimi u bë në Prishtinë -. Vlora Dumoshi, ministre e Kulturës tha se Musa Ramadani ishte një shkrimtar i madh dhe një stilist i shkëlqyer, që i ka dhënë jetë e dinjitet kulturës së Kosovës
Teksti e fotot: Rexhep Rifati
Sot në Prishtinë, pas homazheve dhe të një akademie në Teatrin Kombëtar të Kosovës, u varros gazetari, shkrimtari e eseisti Musa Ramadani i lindur në Gjilan më 1944 i cili pasi mbaroi shkollën e Lartë Pedagogjike në Prizren nga vitet e ’60-ta të shekullit të kaluar punoi në gazetën “Rilindja”, ku edhe për disa dekada ishim koleg të një kolektivi, ku Musa ishte edhe redaktor shumëvjeçar i rubrikës së kulturës.
Musa Ramadani njihet, jo vetëm për shkrimet e tij publicistike e vështrimet sidomos në përcjelljen e skenës teatrore, por edhe për shkrimet e tij analitike me theks të veçantë të opusit të gjerë letrar, si: në prozë, dramë, eseistikë, kritikë arti e etj. Për punën e tij të frytshme e kreative ai është vlerësuar me çmime të ndryshme për punën e tij krijuese.
Për punën e tij edhe si publicist e krijues u dhanë vlerësime të larta edhe në akademinë e mbajtur në Tetarin Kombëtar të Kosovës, ku njëri ndër miqtë e ngushtë, shkrimtari Sabri Hamiti, përkujtoi se shkrimtari Musa Ramadani, kulturalisht mund të cilësohet si autor i Rilindjes, më pastaj rrezatimi i tij si njeri dhe shkrimtar zgjerohet në botën letrare shqiptare. Hamiti potencoi se : “Arti letrar dhe talenti i tij është provuar në një kryqëzim të letërsisë me muzikën dhe artet pamore. Vepra e tij letrare në tërësinë e saj shfaq një botë individuale që trupëzohet me stilin e tij origjinal”, tha ndër të tjerash Hamiti.
Kurse Vlora Dumoshi, ministre e Kulturës pohoi pohuar se Musa Ramadani ishte krijues me stil të veçantë, ndaj edhe : “Sot jemi bashkuar për t’ i dhënë lamtumirën e fundit një shkrimtari të madh dhe një stilisti të shkëlqyer, një shkrimtari që me frymën e tij dhe stilin e veçantë i ka dhënë jetë e dinjitet kulturës së Kosovës”.
Në fund të akademisë, në emër të familjes ka folur Arbnora Ramadani- Dragaj, e cila tha se porosia e të atit ishte se gjërat nuk humbin dhe njerëzit vetëm ndërrojnë vend: “Qoftë ai në një vend më të bukur se ky, në mes të miqve të letrave, me Kaftkën, Xhoisin, Balzakun, etj, duke shëtitur nëpër rrugët e Pragës, Parisit, Vjenës. Letërsisë ngushëllime, humbe ndër doajenët besnik të tu”, ka thënë Arbnora Ramadani- Dragaj.