Në ndeshjen humanitare të futbollit që u organizua nga Jetimat e Ballkanit mori pjesë edhe ish-futbollisti i përfaqësueses së Zvicrës, Milaim Rama, i cili arriti ta shënojë golin e parë gjatë lojës. Për më tepër Rama shprehu kënaqësinë e pjesëmarrjes në këtë organizim qysh nga momenti që e pranoi ftesën.
Ndeshja u mbajt më 29 Maj në qytetin e Gjenevës në Zvicër dhe mblodhi një numër prej 5 mijë bashkatdhetarëve. Ekipet pjesëmarrëse ishin Skuadra Cana dhe Skuadra Djourou. Organizata ‚Jetimat e Ballkanit‘ falemnderoi të gjithë të pranishmit, organizatorët dhe mysafirët e veçantë.























