Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, qëndroj para pak ditë për një vizitë pune në Zvicër. Ajo morri pjesë në Samitin Global të Gruas në Basel, ndërsa më pas është takuar në Konsullatën e Kosovës në Cyrih edhe me një grup grashë shqiptare të suksesshme në Zvicër.Takimi është iniciuar nga konsulli kosovar në Cyrih, Sami Kastrati dhe diplomatja, këshilltare në këtë përfaqësi konsullore, Shukrije Ramadani.
Nga Shqipe Bytyqi
Ajo ka dëgjuar histori suksesi të grave shqiptare që kanë lënë gjurmë në shumë sfera të jetës në Zvicër dhe shprehet e impresionuar për të arrituarat individuale të grave shqiptare në të gjitha sferat e jetës dhe punës në këtë vend. Jahjaga nënvizoj që gratë e sukseshme me kontributin e tyre kanë përçuar një mesazh pozitiv për imazhin e shqiptarëve edhe në shoqërinë zvicerane.
Gratë e pranishme në këtë takim pune si dhe në darkën e shtruar më vonë patën mundësine ti shprehin mendimet e tyre lidhur me proceset e integrimit të shqiptarëve në Zvicër. Nga ana tjetër Jahjaga shpalosi caqet e “Fondacionit Jahjaga”, të themeluar para një viti dhe ceku që ky fondacion do të fokusohet kryesisht në fuqizimin e grave, në integrimin dhe avancimin e tyre në shoqëri, në avancimin e të rinjëve, në çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë në vend, në çështjet që kanë të bëjnë me të kaluarën e vendit, por edhe të rajonit e që ndërlidhen me çështjet e pajtimit.
Jahjaga, pavarësisht mendimeve pro dhe kontra njihet si një Presidente që udhëhoqi vendin me duar të pastra. Rëndėsija e takimit përkonte me nevojën për faktorizimin e gruas gjithandej globit dhe përcjelljen e një mesazhi të gruas së sukseshme me duar të pastra në politikë si dhe biznes si një faktorë stabiliteti dhe prosperiteti global.
Shqipe Bytyqi ka një përvojë të gjatë si këshilltare, eksperte dhe ligjëruese në qështjet sociale dhe ato të migracionit si e pavarur dhe pranë Entit Kantonal për Ekonomi dhe Punë në St.Gallen.