UBT në vendin e gjashtë në botë

Pas suksesit në Impact Rankings 2022, UBT – Higher Education Institution radhitet në vendin e gjashtë në botë për revolucionin e katërt industrial, nga World’s Universities with Real Impact. Rektori Edmond Hajrizi në konferencën e mbajtur sot, thekson se këto rezultate të mira e vendosin Kosovën në hartën e universiteteve më prestigjioze në botë.

Gjithashtu në Impact Rankings të po këtij viti, UBT arriti të dalë në mesin e 200 universiteteve më të mira në botë. Këtë e ka publikuar revista Times Higher Education, e cila solli listën globale të universiteteve me ndikim më të madh për zhvillimin e qëndrueshëm. UBT sivjet ka arritur sukses më të madh se vitin që shkoi.