ME NJË SHQIPTAR NGA KARABÜKU NË TURQI

Në fotografi jemi me shqiptarin z. Şaban Akyüz nga Karabyku (420 km. larg Stambollit). Kjo familje është shpërngulur nga qyteti i Vushtrrisë në vitin 1958 në Karabyk. Babai i tij në Kosovë është quajtur Shakir Bangi.
Shabani ka një vëlla me emrin Rexhep Akyüz.  Familja e nënës së Shabanit dmth. dajallarët Jusuf dhe Jakup MAXHUNI janë shperngulur nga Vushtria në vitin 1938 dhe janë vendosur në Karabük.
Djali i Jakupit Imeri ka qenë deputet në Parlamentin e Turqisë nga Partia Anap e Ozallit.
Kurse vëllai i Imerit Şener MAXHUN ka qenë drejtor i përgjithshëm në Fabrikën Ereğli Demir Çelik. Fabrika më e madhe në këtë anë.
Namık Macuni djali i dajës së Shaban AKYÜZ tani jeton në Safranbolu. Tani në Karabyk jetojnë 3-4 familje shqiptare.

(Nga Libri i Qamil Bytyçit:” Shqiptarët e Harruar në Turqi”)