Zvicra nxjerrë kartëmonedhën 1000 frangëshe

Banka Kombëtare e Zvicrës, muajin e kaluar zbuloi një kartëmonedhë të re, atë të 1000 frangave.  Vlera e kësaj shume në euro është rreth 880 euro, ndërkohë që ka më shumë se 48 milionë prej tyre në qarkullim, duke përbërë rreth 60% të vlerës së të gjitha kartëmonedhave në Zvicër.  Zvicra e ka bërë këtë ringjallje në kohën kur vendet e tjera po e humbasin kartëmonedhën e tyre, duke bërë cdo herë e më shumë pagesa me kartë krediti.

Ndërsa, për zvicranët paraja në dorë është një vlerë kulturore dhe pikërisht 1000 frangëshi është ajo cfarë zvicranët kanë kërkuar tani. Në Zvicër më shumë se cdo kund, qytetarët bëjnë pagesat ditore me para në dorë, por jo vetëm ato të përditshmet, por madje edhe blerja e veturave me para në duar është dicka krejt normale.