Marsh protestues për natyrën

Iniciativa vullnetare e qytetarëve  të vullnetit të mirë, sot do të organizojë mardh paqësor në Prishtinë, me moton “Cfarë mundemi ne të bëjmë për natyrën dhe shoqërinë”.

Marshi i cili është i paraparë të fillojë sot në ora 11:00, do të nisë nga sheshi “Zahir Pajaziti” dhe do të vazhdojë në drejtim të sheshit “Skënderbeu”.

Organizatorët kanë bërë të ditur se mardhe të tilla pritet të organizohen edhe në qytete të tjera të Kosovës, me qëllimin për të përcjellë mesazhin e rëndësisë së ruajtjes së bukurive tona natyrore .

Kosova kohëve të fundit i ka degraduar hapësirat gjelbëruese duke sjellë ndërtime të larta e sidomos në zonat qendrore të qyteteve, duke bërë kështu që parqet të mungojnë në masë të madhe. Ndërsa sa i përket natyrës dhe zonave malore tejet të bukura që vendi jonë i ka, edhe atop o pësojnë nga moskujdesi dhe mosmirëmbajtja e qytetarëve. Prandaj arsyeja pse është organizuar ky marsh, është për të sjellë mesazhin vetëdijesues tek qytetarët se duhet ti kushtojnë rëndësi natyrës.