Marrëveshja e 1938-tës parashihte shpërnguljen e rreth 200 mijë shqiptarëve në Turqi

Sipas librit të Qamil Bytyçit “Shqiptarët e Harruar në Turqi “, të arritur sipas elaborateve famëkeqe të akademikëve serbë:  “ Më 11 korrik 1938 u nënshkrua një marrëveshje e shpërnguljes midis Jugosllavisë dhe Turqisë, sipas së cilës 40 mijë familje (rreth 200 mijë njerëz) duhej detyroheshin të emigronin nga vendet ku jetonin shqiptarët që ishin okupuar nga Jugosllavia në vitet 1912-13”.Sipas disa burimeve në periudhën1952-1965 për në Turqi janë shpërngulur 452.371 shqiptarë

Shkruan Qamil Bytyçi, Stamboll                                                           

Serbët që nuk ishin të kënaqur nga shpërngulja e shqiptarëve në “Klubin e Kulturës Serbe” po bënin plane për t’i shpërngulur ata. Shteti serb gjithashtu merrte mbështetje nga intelektualë serb në këtë drejtim. Për këtë qëllim, “Klubi i Kulturës Serbe”, i themeluar nga intelektualët serbë, do t’i bënte rekomandime shoviniste dhe gjenocidale Shtetit Serb në mënyrë që të zgjidhte këtë problem rrënjësisht. Kjo do të udhëhiqej nga i mirënjohuri për këtë temë Vaso Çubruloviçi. Nën udhëheqjen e Vaso Çubruloviç, “Raporti për Shpërnguljen e Shqiptarëve” duhej t’i përgatitej dhe t’i paraqitej mbretit .

Ky raport u lexua në Klubin e Kulturës Serbe në Mars 1937, ku u bënë sugjerime shoviniste dhe raciste në lidhje me shpërnguljen e shqiptarëve, sepse shteti shihej si i pasuksesshëm në shpërnguljen e shqiptarë ve dhe ishin kritikuar rëndë. Ky klub shovinist i kulturës u shqetësua thellësisht nga shtimi i popullsisë shqiptare.

 Vaso Çubruloviç: “Nëna shqiptare na ka mund duke lindur shumë fëmijë”!   

Madje, thuhet se në një vend Vaso Çubruloviç ka theksuar duke cekur rritjen e popullsisë shqiptare ka thënë: “Nëna shqiptare na ka mund duke lindur shumë fëmijë”.  Për këtë qëllim, janë përpjekur t’i shpjegojnë shtetit Jugosllav për domosdoshmërinë e bërjes së një marrëveshjeje për zbrazjen e shqiptarëve me një vale të madhe të shpërnguljes nga Kosova dhe rajone të tjera ku jetojnë.                                                                              Për të qenë të suksesshëm në këtë çështje ai tha se duhet të përdoren klerikët (hoxhallarët) dhe njerëzit që janë aktivë në shoqëri. Në saje të klerikëve dhe të shtypit Turqia duhet të lavdërohet dhe shpërngulja duhet të tregohet tërheqëse. Vaso Çubruloviç theksoi se nuk duhet të shmangen shpenzimet për shpërnguljen e shqiptarëve. Sepse ai tha se shpërngulja e shqiptarëve nuk mund të ishte më i madh se asnjë çmim tjetër. Vaso Çubruloviçi në lidhje me një marrëveshjeje të shpërnguljes me Turqinë ka bërë një llogaritje si më poshtë:

  • Në rast se arrihet të shpërngulen në Turqi 40 mijë familje (rreth 200 mijë vetë) kishte llogaritë se për një familje 15 mijë dinarë ku kostoja totale do të ishte prej 800 milion dinarë me shpenzimet e tjera. Ai me këmbëngulje ka mbrojtur domosdoshmërinë për dhënien e këtyre parave pa menduar fare. Sepse, kështu që problemi shqiptar në Jugosllavi do të zgjidhej duke i dhënë këto para. Ai tha se kjo nuk do të krijonte një barrë të madhe për shtetin.
  • Gjatë historisë nuk ka qenë vetëm Vaso Çubruloviçi që ka bërë projekte anti-shqiptare por kanë qenë edhe shumë intelektualë tjerë serbë siç janë: Jovan Cvijic, Stevan Moljevi, Ivo Andriç, Vukotiq dhe të tjerë.

 

Nga libri: Nurcan Özgür Baklacıoğlu,“Politika e  Jashtme dhe Shqiptarët-  në Shpërnguljet nga Yugosllavia në Turqi (1920-1990) faqe, 330

 Marrëveshja për shpërngulje11 Korrik 1938 mes Jugosllavisë dhe Turqisë

Për shkak se serbët dëshironin një Jugosllavi pa shqiptarë ata duke përdorur mënyra të ndryshme i dërgonin shqiptarët në Shqipëri veçanërisht në Turqi. Por ata nuk ishin të kënaqur me këtë.  Numri që ata kishin dërguar ishte e pamjaftueshme për ta. Shumë pak, shumë pak shqiptarë duhet të mbetnin!.                                                                          Për këtë, marrëveshjet e shpërnguljeve që kishte bëra Turqia me Bullgarinë dhe Greqinë duhet të merreshin si modele për shpërnguljen në shkallë të gjerë për në Turqi.                Më 11 korrik 1938 u nënshkrua një marrëveshje e shpërnguljes midis Jugosllavisë dhe Turqisë. Sipas kësaj marrëveshjeje, 40 mijë familje (rreth 200 mijë njerëz) duhej detyroheshin të emigronin nga vendet ku jetonin shqiptarët që ishin okupuar nga Jugosllavia në vitet 1912-13.

 Sipas kësaj marrëveshje, shpërnguljet sipas viteve;

  • 1939 000     familje
  • 1940 000       familje
  • 1941 000      familje
  • 1942 000      familje
  • 1943 000      familje
  • 1944 000      familje

Në këtë  marrëveshje kishte të dhëna për pagesat që do të bëhen për persona, për familje, emri i bankës për t’i depozituar paratë etj. Do të ishte një marrëveshje gjashtë-vjeçare, dhe sipas nevoje do të zgjatej edhe një vit.                                                                                                                                             Por kjo marrëveshje si rezultat i propagandës së Shqipërisë, shqiptarëve në Jugosllavi dhe madje disa serbëve socialistë dhe veçanërisht për shkak  të shpërthimit të luftës së II. Botërore ajo nuk mundi të zbatohej. Por, thuhet se shpërnguljet vazhduan përmes kanaleve ilegale. Ka pretendime se shpërnguljet vazhduan përmes dhënies së vizave të përkohshme nga Konsullata e Turqisë në Shkup. Këto shpërngulje përfshinin jo vetëm Kosovën  por edhe Maqedoninë ku shqiptarët jetonin me shumicë.              Sa shqiptarë u shpërngulën në Turqi në periudhën 1952-1965?!

Ekzistojnë mendime të ndryshme nga burime të ndryshme për numrin e emigrantëve.        Sipas burimeve shqiptare, ndërmjet Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore nga Kosova, Maqedonia, Sanxhaku, Mali i Zi  dhe nga Lugina e Preshevës në Turqi thuhet se janë shpërngulur 240 mijë vetë.  Përsëri, sipas burimeve shqiptare pas Luftës së Dytë Botërore nga këto vende për në Turqi  u shpërngulen afërsisht 250 mijë njerëz. Sipas disa burimeve në periudhën1952-1965 për në Turqi janë shpërngulur 452.371 shqiptarë.                          Kishte edhe nga ata që bënë një propozim për shpërndarjen e shqiptarëve nëpër Jugosllavi ku jetojnë sllavët në rast të dështimit të dërgimit jashtë vendit.                                         – “Gjoka Perina, një titullar i Lidhjes së Kooperativave Serbe në Sarajevë, propozon shpërnguljen ciklike brenda shtetit. Sipas tij, ndërrimi i këtillë i popullsisë shqiptare nuk kërkon mjete të mëdha, ndërsa ata do të humbin në detin e gjerë sllav[1].                       Krahas të gjitha presioneve për ta rritur shpërnguljen, minimizimi i formaliteteve të shpërnguljes  në drejtim të largimit nga shtetësia, ulja bukur shumë  tarifave të formaliteteve, ulja e kostove të transportit gjatë shpërnguljes, lejimi i blerjes së sendeve shtëpiake, ulja e lejimit për kokë banori për pagesë  nga 12,000 dinarë në 2,000 dinarë për heqje dorë nga shtetësia, etj. bëheshin disa lehtësira edhe në formalitete. Në vitin 1963 u hoq plotësisht.

Qëllimi i serbëve ishte që tokat e shqiptarëve të popullzohen me serbë

Një pjesë të cilët do të shpërnguleshin nga Kosova në Turqi, së pari vinin në Maqedoni dhe nga atje në Turqi. Qëllimi i parë i serbëve ishte dëbimi i shqiptarëve nga trojet e tyre dhe vendosja e serbëve dhe malazezëve atje.

Qëllimi i dytë ishte të shpërnguleshin aq më larg sa ishte e mundur dmth. në Turqi.            Sepse në rast shpërnguljes në Shqipëri, ata nuk e harrojnë identitetin e tyre kombëtar dhe Shqipëria me rritjen e popullsisë po bëhej sado pak më e fortë.                                        Por, nëse ata do të shpërnguleshin në Turqi do të largoheshin nga tokat e tyre dhe me kalimin e kohës do të asimiloheshin duke e humbër edhe identitetin kombëtar. Prandaj, duhet t’i largojnë shqiptarët sa më larg që ishte e mundur.                                            Të gjithë muslimanët nga Maqedonia, Kosova, Mali i Zi dhe në Luginën e Preshevës konsideroheshin si turq dhe për ta përjetuar një jetë më të mirë duhet të dërgoheshin në Turqi ku myslimanizmi jetohej më mirë dmth. “në mëmëdheun e tyre”. Metoda më e mirë për t’i shpërngulur shqiptarët ishte të frikësoheshin me pretekstin e bashkëpunimit me pushtuesit me i shfarosur, burgosur dhe duke aplikuar presione të ndryshme.

[1] Jusuf BUXHOVI, KOSOVA, Vellimi 3, Faqja 208

Në foto: Autori Qamil Bytyçi duke ia dhuruar librin personelit të Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë në

( Mes titujt nga Redaksia )