Krahas shtetësisë, Prof. dr. Antonio Belluscit, iu dha edhe një hartë me gurë të çmueshëm të Kosovës

 

 

Me rastin e dorëzimit të kësaj harte punuar me filigran e brenda saj edhe një hartë tjetër me gurë të çmueshëm të Kosovës, që zakonisht personaliteteve të ndryshme ua jepte si dhuratë Presidenti Rugova,  këshilltari i Presidentes së Kosovës, z. Vehbi Miftari, falënderoj At. Antonion për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e identitetit arbëror dhe në mbrojtjen e çështjes së Kosovës.

Teksti e fotot : Rexhep Rifati 

Me këtë rast po japim një foto nga vizita e Presidentes Vjosa Osmani Sadriu në Bibliotekën e At Antonio Belluscit në prill të këtij viti, si dhe dekretin që i solli po në këtë bibliotekë madhështore këshilltari i saj këtij personaliteti të shquar arbëresh, që edhe më parë është dekoruar me Medaljen e artë të Lidhjes së Prizrenit. Do theksuar se Prof. dr. Antonio Bellusci se doktoratën e ka mbrojte në Universitetin e Kosovës qysh para lufte ndërkohë që ka pas pengesa nga regjimi serbë gjatë çdo hyrje në Kosovë.

Papas Antonio Bellusci që është misionar dhe atdhetar i shuar që është edhe shkrimtar, gazetar e etnolog, gjë që këtë e ka dëshmuar sidomos me vizitën e mbi 800 fshatrave arvanitase.

Thënë sipas biografës, Ornela Radovicka. At Antonio Bellushi mbajti gjallë botën arbërore, shqiptarinë, vëllazërinë, dhe gjuhën shqipe. Këtë e pamë si  në udhëtime e tij  në Shqipëri, Kosovë, apo në mitingjet e tij në Boston,në Nju jork, Melbourn- Sydney- Adelaide- por e shohim  edhe sot me diasporën  në Europë si në Zvicër, po ashtu edhe në  SHBA, ku vazhdon të mbajë raport  me shqiptarët nga të gjitha trevat dhe që shpesh vijnë dhe e takojnë çdo vit në Frasnitë, me dëshirën  për ti transmetuar atyre botën arbërore si edhe mos të harrojnë gjuhën e mos të asimilohemi.

“Në ballkonin tim- rrëfen At Bellusci- vazhdojnë të valëviten tre flamujt, shqiptar, kosovar, dhe ai Italian. Ndërsa në bibliotekën time, portretet  si ajo e  Skënderbeut, Alesandrit, Pirros,  Adem Jasharit, për mua  janë ndihmë (suport) burim force, e sensibilizimi që kjo Arbëri e arbëreshëve të jetë e përjetshme e mos të vdes kurrë!