Kosova po merr pjesë në samitin e Berlinit

Në Berlin po mbahet samiti I liderëve të Ballkanit Perëndimor, samit ky i cili është organizuar nga kancelarja gjermane Angela Merkel si dhe presidenti francez Emanuel Macron. Ky samit, i cili ka mbledhur liderë të shumë brenda vetes, po cilësohet si njëri nga momentet e rënndësisë së vecantë.

Ajo cfarë pritet nnga qytetarët e Kosovës, është që në këtë samit t’ua bëjnë me dije të gjithë pjesëmarrësve që territori i Kosovës nuk mund të preket dhe ai është i panegociueshëm.

Disa analistë kosovarë kanë vlerësuar se është e rëndësishme që në këtë takim, pala kosovare ti vë parimet e reja të negocimit, e që njëri nga këto parime duhet të jetë pikërisht edhe pozicionimi karshi idesë së korigjimit të kufinjve. Madje, edhe një arsye që të bëhet e ditur kjo, është fakti që Gjermani ka qenë gjithmonë kundër idesë që të prekeshin kufinjtë e Kosovës. Madje, sipas tyre është thënë që Kosova duhet të bëjë një kërkesë karshi Bashkimit Evropian,  që Serbia rrugën në BE ta ketë të hapur vetëm kur ta njohë pavarësinë e Kosovës.