Koronavirusi: Zgjatja e Covid-it (Long Covid)

Pas lëngimit nga koronavirusi, disa njerëz shpesh ndiejnë pasojat e sëmundjes për javë ose muaj të mëtejmë. Shfaqja e pasojave të tilla të vazhdueshme quhet Long Covid (zgjatja e Covid-it).

Treguesit e Long Covid përfshijnë kryesisht simptomat e mëposhtme:
– lodhje e tepërt dhe rraskapitje
– dhimbje koke
– kollitje
– gulçim dhe vështirësi në frymëmarrje
– humbja e shijes dhe nuhatjes
– pagjumësi
– lodhje e muskujve / dhimbje e muskujve
– dhimbje gjoksi
– ethe te kohëpaskohshme
– skuqje e lëkurës
– ankesa pas tendosjes fizike

Simptomat më të zakonshme janë lodhja, kolla dhe dhimbja e kokës. Shfaqja e simptomave dhe kohëzgjatja e tyre nga rasti ne rast ndryshon shumë. Në shumicën e rasteve, simptomat zhduken vetë.

Cilët persona janë të prekur nga Long Covid?
– Aktualisht është e vështirë të epet numri i saktë i të prekurve nga Long Covid. Aktualisht vlejnë të dhënat e mëposhtme:

– Rreth 5% e njerëzve që kanë pasur koronavirusin dhe një rrjedhë të lehtë të sëmundjes kanë pasur simptoma edhe 6 javë pas fazës akute.

– Më shumë se 80% e njerëzve që kanë pasur koronavirusin dhe një rrjedhë të rëndë të sëmundjes edhe 2 muaj pas fazës akute kanë pasur simptoma.

– Gjithnjë e më shumë njerëz që gjatë koronavirusit kanë shfaqur simptoma të lehta, pas fazës akute kanë raportuar gjithashtu simptoma të lehta të gjata Covid, veçanërisht të rinjtë e moshës së rritur, adoleshentët dhe fëmijët.

Mosha mesatare e njerëzve të prekur me zgjatje të Covid-it (Long Covid) është 45 vjeç. Supozohet se gratë kanë rreth dy herë më shumë gjasa të vuajnë nga Long Covid sesa burrat. Sa më shumë sëmundje kronike ekzistuese shoqëruese të ketë pas një person, aq më shpesh paraqiten simptoma të Long Covid.

Si duhet vepruar në rast të simptomave të Long Covid
Në shumicën e rasteve, simptomat do të zhduken vetë. Nëse shqetësoheni për simptomat tuaja të Long Covid ose nëse simptomat ju pengojnë në jetën tuaj të përditshme, kontaktoni mjekun tuaj për të diskutuar se si të procedoni.

Si duhet vepruar në rast të humbjes së të ardhurave apo fitimit
Se si rregullohet kompensimi në rast të humbjes së të ardhurave apo të fitimeve për shkak të Long Covid varet nga marrëdhënia juaj e punës dhe situata e sigurimit. Nëse nuk mund të punoni për një periudhë më të gjatë kohore, mund të jetë e nevojshme të lajmëroheni në sigurimin e invaliditetit.

Për më shumë informata shih edhe: https://www.covid-langzeitfolgen.ch/