Reagime për fushatën e serbëve për Kosovën

Së fundi, serbët kanë nisur një fushatë, për të sensibilizuar opinionin në botë, me “atë” që “Kosova është Serbi”. Ata këtë fushatë po e bëjnë duke shënuar mbi kartëmonedha mbishkrimin “Kosova është Serbi” dhe duke i vënë në qarkullim ato monedha në mbarë botën. Ata i kanë bërë thirrje serbëve kudo që janë që të veprojnë kështu. Kjo ka ardhur si kundëreagim pas reagimeve të shumta që shqiptarët patën lidhur me deklaratën e kryeministres serbe se “shqiptaret janë njerëz të malit”. Lidhur me këtë deklaratë raciste dhe ofenduese, nuk pati vetëm reagime të shqiptarëve, por edhe të ndërkombëtarëve të cilët folën për bukuritë e maleve të Kosovës.

Por, lidhur me mbishkrimet mbi kartëmonedha ka reaguar ambasadorja e Kosovës në SHBA Vlora Citaku. Ajo ka thënë se ministri i jashtëm i Serbisë Ivica Dacic i cili i është bashkuar kësaj fushate, mund të dënohet nga SHBA-ja për veprimin e tij.

Më poshtë gjeni shkrimin e saj të plotë në profiling personal në facebook:

“Do ta lë këtë këtu: Kushdo që i dëmton, i shpon,  bashkon ose i ndanë, ose bën diçka tjetër në kartëmonedha, drafte, shkresa ose mjete të tjera bankare, të ndonjë shoqërie nacionale bankare, Bankës Federale të Rezervave ose Sistemit Federal të Rezervave, me qëllim që ato t’i bëjë të papërdorshme, duhet të dënohet nën këtë ligj ose mund të burgoset për jo më shumë gjashtë muaj, ose mund të marrë të dyja ndëshkimet”, ka shkruar ambasadorja Çitaku.