20 vjetori i Betejës së Koshares

Beteja e Koshares, e njohur në mbarë Kosovën si njëra nga betejat më të përgjakshme dhe më heroike të luftës së Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, ka shënuar 20 vjetorin e përgjakjes së saj për liri.

9 prilli i vitit 1999 nuk shënon vetëm rënien heroike të luftëtarëve, por edhe thyerjen e kufirit Kosovë-Shqipëri, që shënoi një tjetër fitore të UCK-së, për hapjen e rrugës për furnizim me armatim dhe mbështetje logjistike për shumë zona të luftës në brendësi të Kosovës. Rënia e kufirit solli tensione të tjera, sepse i pamundësonte serbëve të kishin kontroll mbi territorin që e ndante në mes një komb. Beteja e Koshares mbetet njëra nga përballjet më të suksesshme të UCK-së, kun ë vecanti shquhet për rritjen dhe forcimin e besimit të qytetarëve tëk forcat e UCK-së, ku ishte edhe motive kryesor për shtiminn e radhëve të vullnetarëve për t’iu bashkuar frontit të UCK-së.

Triumfi i luftëtarëve nga mbarë trojet e Kosovës, të bashkuar në Brigadën 138, në krye të së cilës ishte komandanti Agim Ramadani, bëri që të shembet muri gati njëqindvjeçar i vënë në mes të Kosovës dhe Shqipërisë. Beteja e Koshares ishte njëra ndër hallkat më të fuqishme në zinxhirin e pakëputshëm të historisë kombëtare dhe si e tillë do të përkujtohet gjithmonë ndër shqiptarë.