Sipas rezultateve përfundimtare të cilat i ka shpallur KQZ ditën e enjte, partia fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit ka dalur të jetë Lëvizja Vetëvendosje me 220 mijë e 811 vota, apo 26,159%.
Gjithmonë duke u bazuar në rezultatet përfundimtare, është bërë edhe ndarja e ulëseve në Kuvendin e Kosovës, që partive politike i takon në bazë të votive që ato kanë marrë nga qytetarët.
Sipas kësaj, fitojmë këtë përbërje:
Lëvizja Vetëvendosje do ti ketë 32 deputetë,
Lidhja Demokratike e Kosovës do ti ketë 29 deputetë,
Koalicioni AAK-PSD do ti ketë 14 deputetë,
Lista Serbe do ti ketë 10 deputetë,
VAKAT do ti ketë 2 deputetë,
KDTP do ti ketë 2 deputetë,
Partia Liberale Egjiptiane 1,
Nova Demokratska Stranka 1,
Partia e Ashkalinjëve për Integrim 1,
Inciativa e Re Demokratike e Kosovës 1,
Jedinstvena Goranska Partia 1 dhe
Partia Rome e Bashkuar e Kosovës 1.
NISMA-AKR-PD nuk kanë arritur ta kalojnë pragun zgjedhor dhe do të jenë jashtë Kuvendit në këtë legjislaturë.



















