Shpëtimi shpëton pacientin nga asfiksia

Një rast i rrallë dhe mjaft i vecantë ka ndodhur sot në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Pulmologu Shpëtim Thaqi, nëpërmjet rrejtit social ka bërë të ditur se ka arritur të shpëtojë jetën e një pacienti, duke përdorur një metodë të vecantë.

Pacienti i cili kishte pësuar asfiksion për shkak të bllokimit nga sekreti bronkial, rrezikohej të vdiste, nëse reagimi i pulmologut nuk do të kishte qenë i saktë dhe i shpejtë. Ky i fundit, nëpërmjet intervenimit të tij kishte përdirur improvizim me sistemin e infuzionit dhe aspiratorin për punksione pleurale.

“Gjate kujdestarise 24 h . Ora 23:00. Pacienti shpëtohet nga asfiksioni dhe vdekja e sigurt per shkak mbylljes se trakese nga sekreti bronkial. Improvizimi ne sekondat e fundit duke shfrytezuar sistemin e infuzionit dhe aspiratorin per punksione pleurale bene te mundur largimin e nje sekreti ngjites qe kishte mbyll traken. Pecienti eshte shume mire dhe transferohet ne KL e ORL-se. Falenderim per infermieret dhe gjithe stafin e Kl Pulmologjise qe mbreme si ekip bene nje pune te mrekullueshme”, thuhet në njofitmin e Thaqit në Facebook.