Kalaja e Dajtit që supozohet të jetë ngrit mbi rrënojat ilire

Kalaja e Dajtit ndodhet në tarracën detare të Dajtit në lartësinë 1200 m mbi nivelin e detit, në shpatin perëndimor të malit të Dajtit, mbi një majë në të djathtë të rrugës që të çon nga Qafa e Priskës për në fushën e Dajtit-.Ndërsa që vet parku i Dajtit paraqet një ambient shumë tërheqës, prej nga më së miri shihet edhe vet rritja e Tiranës  

Përgatiti : Rexhep Rifati

Në përmbyllje të këtij viti, kur deri më tash përmes portalit tonë kemi prezantuar 46 kala shqiptare, sot një prezantim të shkurtër për kalanë e Dajtit, pasi që Dajtin e kemi njohur për pamjen e tij shumë atraktive që ofron, po nëse udhëtohet deri në maje të tij me teleferik apo edhe në rruge tokësore. Madje zakonisht në këtë ambient organizohen edhe manifestime kulturore, ndër te cilat shquhet “Festa e Plisit”.

Por ti kthehemi vet Kalasë së Dajtit, për të cilin mendohet të jetë një nga kalatë e rindërtuara nga perandori bizantin Justiniani I (527- 566) dhe i përket gjysmës së shekullit VI. Ajo ka një sipërfaqe prej 1.12 ha, dhe në pjesën më të madhe të saj ajo është mjaft e pjerrët. Muret kanë qenë të detyruar të ndjekin formën e kodrës, duke formuar një trekëndësh i cili është forcuar në tre këndet me nga një kullë të rrumbullakët. Sipërfaqja e rrethuar nga këta mure është në pjesën më të madhe mjaft e pjerrët dhe e mbuluar me shkëmbinj.
Trashësia e mureve është e lidhur me cilësitë mbrojtëse të terrenit, atje ku terreni është shumë i pjerrët jepte mundësi mbrojtjeje edhe një mur jo i trashë, ndërsa në vendet pak të pjerrëta ekzistonte një mur i trashë. Qëllimi i ndërtimit të kësaj kalaje, por jo i vetmi, ka qenë mbrojtja e dy qafave që gjenden në dy anët e malit të Dajtit.

Nga zbulimet e bëra vërtetohet ekzistenca e një numri banesash si dhe se aty prodhohej qeramikë dhe shkrihej metal. Në mure dallohen dy duar ndërtimi: njëra me gurë të mëdhenj katërkëndësh të palidhur midis tyre që i përkasin ndoshta një kalaje ilire të mëparshme dhe tjetra me gurë të vegjël të palatuar dhe të lidhur me llaç që i përkasin kohës së vonë romake, shkruan faqja e Bashkisë së Tiranës dhe transmeton ”prointegra”.

Ndërka sipas faqes “Vizit Tirana, kjo kala: I përket antikitetit të vonë, ndoshta është ndërtuar mbi rrënojat ilire. Është zbuluar në 1963 dhe eventualisht është përfshirë në listën e Monumenteve të Kulturës në Shqipëri. Kalaja e Dajtit është brenda Parkut Kombëtar të Dajtit dhe prej atje mund të shohësh gjithë Tiranën perëndimore. Kalaja ndodhet në një lartësi prej 1100 metra mbi nivelin e detit. Muret e Kalasë së Dajtit ndodhen në Parkun Kombëtar dhe janë të mbuluar nga bimësia e dendur.
Zakonisht një një fluks i madh vizitoresh dhe ekskursionistesh, thuaja se gjatë tërë vitit e sidomos në sezonin turistik zbarkojë në parkun e Dajtit, që ka një sipërfaqe prej 3300 hektarësh dhe që ne të ardhmen parashikohet të arrijë deri ne 11 mije hektarë.

Mësojmë se ky park është themeluar qysh ne vitin 1960 dhe me disa vendime te Këshillit te Ministrave është shpallur Park Kombëtar. Sot ky park administrohet nga Drejtoria e Shërbimit Pyjor të Tiranës mbi bazën e një projekti te Bankës Botërore për pyjet. Ne qendër te parkut, me lartësi 1050 metra dhe gjatësi rreth tre kilometra shpaloset fusha e Dajtit. Temperatura mesatare ne park gjatë muajit janar luhatet midis 4-6 grade celsius, ndërkohë qe korriku është muaji me i nxehte i vitit.

Të udhëtosh deri në majën e Dajtit me teleferik, është më se mbresëlënëse, sepse mund të sodisësh panorama të mrekullueshme. Viteve të fundit kam udhëtua disa herë deri lartë me teleferik, ndaj edhe me këtë rast po postoj edhe një foto sesi duket nga lartë Tirana, ndërsa që në rrugë tokësore sesi mund të hasësh në objekte tejet atraktive hotelerie.