Në përmbyllje të projektit për të vizituar të gjitha ngulimet arbëreshe, që nga e hëna ekipi i platformës prointegra.ch, në përbërje Osman Osmani, kryetar i kësaj platforme, Hazir Mehmeti korrespondent nga Vjena dhe Rexhep Rifati, gazetar në Cyrih ndërmarrin rrugëtimin e radhës, që paraqet një mision dhe projekt në veti, për vizitë të gjitha vendbanimet arbëreshe ku edhe më tej gjallëron gjuha, doket, apo ritet e tradita, kuptohet në rrethanat e globalizmit kur shumëçka lëvizë e zbehet nga ajo që paraqet etni kombëtare. Sponsore e biletave të udhëtimit të ekipit është firma e sigurimeve “Fenix” e Cyrihut, me pronare Teuta Kerhani- Rifati, që njëherësh është edhe nënkryetare e shoqatës “prointegra”.
Teksti e fotot: Rexhep Rifati
Ditën e parë sipas programit, me të arritur në aeroportin Lamzeia Termo, ekipi do të vizitojë tri katundet e rrethit të Katanxaros në Kalabri: 1) Dandalli : Andali 2) Marçëdhuza : Marcedusa dhe Zagarise, për të vazhduar ë nesërmen më 19 Tetor, me rrethin e Rrethi e Potenxës, gjegjësish vendbanimet: 1) Barilli : Barile 2) Zhura : Ginestra 3) Mashqiti : Maschito 4 Shën Kostandini : San Costantino Albanese dhe Shën Pali : San Paolo Albanese, ndërsa me 20 Tetor në plan janë katundet e Rrethit të Kozencës 1) Kantinela : Cantinella 2) Kastërnexhi : Castroregi 3) Farneta : Farneta dhe Pllatëni : Plataci. PO këtë ditë në mbrëmje ekipi do të mbërrijë në rrethin e Tarantos, për të vizituar katundin e vetëm arbëresh : Shën Marcani : San Marzano di San Giuseppe, ku edhe do të përcjell një komedi të përgatitur nga artistët e këtushëm arbëresh.
Më 21.10 2021në program janë katundet 1 Maqi : Macchia Albanese, 2) Mbuzati : San Giorgio Albanese dhe 3) Shën Mitri apo San Demetrio Corone.
Ndërsa nga 22- 24 ekipi do të kalojë në Sicili , ku pos 1) Hora e Arbëreshëvet : Piana degli Albanesi dhe katundet arbëreshe 2) Kundisa – Contessa Entellina 3) Munxifsi- Mezzojuso 4) Pallaci – Palazzo Adriano dhe Sëndastina- Santa Cristina Gela dhe San Angelo M.
Më 24 kthimi në Lamzia dhe më 25. 10 . 2021 fluturimi nga aeroporti i këtushëm për në Cyrih, gjegjsisht për Vjenë























