Arbëreshi nga Hora e Sicilisë, që shtegton dhe eksploron tokën stërgjyshore

 

I riu arbëresh Giuseppe di Gregorio, 28 vjeçar nga Hora e Arbëreshëve ( Piana degli Albanesi) nga Sicilia, tash tri vjet shtegton nëpër Shqipëri, shoqëruar nga aparati fotografik dhe një flamur me vitin 1488. Ai në një letër për portalin tonë shkruan se: “Kur shkela për herë të parë në tokën stërgjyshore, u ndjeva më i emocionuar se kurrë, krejt ndryshe nga ato udhëtime që kisha bërë nëpër botë”! Shtegtimet e tij, portali ynë: prointegra.ch do ti botoj ditëve në vijim, shqip e italisht

 Teksti e fotot: Giuseppe di Gregorio, Hora e Arbëreshëve, Sicili

Emri im është Giuseppe di Gregorio, unë jam 28 vjeç dhe jam Arbëresh nga Piana degli Albanesi, në Sicili. Si edhe shumë të tjerë nga vendi im, përpiqem të kontribuoj në ruajtjen e traditave, gjuhës, traditës dhe kulturës tonë, të cilën që nga viti 1488 vazhdojmë ta ruajmë me krenari dhe përkushtim. Që kur ishim të vegjël flasim arbërisht ashtu edhe Italisht dhe e pyetëm veten pse ndiheshim në këtë mënyrë ndryshe nga pjesa tjetër e Italisë, dhe kjo është aty ku ata na treguan për heroin tonë Giorgio Kastriota, luftëra dhe imigrim nga Arbëria, të fesë me ritin Greko-Bizantin, si dhe të këngës

“O e bukura More”, gjë që kjo që nga shkolla fillore na bëri të këndonim, stolisur me shumë flamuj ngjashme me atë shqiptar dhe veshjen e famshme tradicionale që veshim për festat e shenjta. Të rritësh me ato ndjenja dhe tradita në zemrat e të shkosh në Shqipëri është si të bësh një pelegrinazh për të atdheun e të parëve tu. Dhe kështu bëra udhëtimin tim të parë në vitin 2017, me një biletë njëdrejtimëshe.

Duke punuar si Inxhinier në cisternat e naftës, kisha të drejtën për 3 çdo 4 muaj të bëja udhëtime njëmujore , kështu që pata mjaft kohë për të njohur historinë tonë, pikërisht tokën tonë antike , Shqipërinë. Kur shkela këmbë për herë të parë në tokën stërgjyshore, u ndjeva më i emocionuar se kurrë, krejt ndryshe nga ato udhëtime që kisha bërë nëpër botë! Kësaj herëve vetëm e ndjeva për herë të parë sikur të isha në shtëpi.

Udhëtimi i parë ishte gati 3 muaj, ku kisha eksploruar Shqipërinë nga qendra në jug, në juglindje ku u bëra vullnetar pranë Korçe, Bilishtit dhe fshatrave malore. Kudo ku shkova njerëzit më pritën me krahë të hapur. Ata donin të dinin gjithçka rreth nesh dhe të përdorin po atë gjuhë tonën jashtë vendit tim, e pakuptueshme për italianët, e që më dha vërtet ndjenjën e përkatësisë.

Udhëtimi im nuk ishte i një turisti për pushime. Më pëlqente të ecja mes njerëzve, duke dëgjuar prej tyre tregime dhe shumë legjenda. Por gjëja që mbeti më së shumti në zemër është dashuria e tyre, dhe megjithëse shumë nga këta njerëz nuk kishin asgjë, atë ushqim të vogël ose atë pak raki që kishin e ndanin me mua.

Nuk mund ta imagjinoja se sa e bukur ishte ajo tokë dhe sa e vogël, e që kishte gjëra të pafund për të parë, kështu që i premtova vetes që të kthehem sërish. Dhe kështu bëra: 6 muaj më vonë u ktheva edhe 3 muaj të tjerë për t’i kushtuar studimit dhe muzeve, eksplorimeve në veri dhe vullnetarizmit.

Unë mendoj se kjo ishte përvoja më e bukur e jetës sime.

Ishte verë 2018, dhe falë Fra Angelo de Padova, një misionare Arbëreshe nga Puglia në Beltoje, unë kisha marr drejtimin e një vullnetari. Kam kaluar një javë në Suhkt, afër Durrësit, ku bëra animacion për një famulli, kështu që

fëmijë dhe unë u njohëm me shumë djem në emër të shoqatës Caritas Durrës- Tirane.

_____________________________________________________________________

Mi chiamo Giuseppe di Gregorio, ho 28 anni e sono arbereshe di Piana degli Albanesi, in Sicilia.

Come tanti del mio paese cerco di contribuire per preservare le nostre tradizioni, la lingua, la cultura che dal 1488 portiamo avanti con orgoglio e dedizione.

Fin da piccoli parliamo sia arbereshe che italiano e ci domandavamo il perché ci sentivamo Così diversi dal resto dell’Italia, ed è lì che ci raccontavano del nostro eroe Giorgio Kastriota, delle guerre e delle immigrazioni dall’Arberia, della religione con il rito greco-bizantino, della canzone “O e bukura More” che fin dalla scuola elementare ci facevano cantare, della bandiera molto simile a quella albanese e del famoso costume tradizionale che per le feste sacre indossiamo.

Crescendo chi sente nel cuore queste tradizioni, andare in Albania è come un pellegrinaggio verso la terra natia. E cosi feci il mio primo viaggio nel 2017, con un biglietto solo andata. Lavorando come Ufficale di Macchina sulle navi petroliere, ogni 4 mesi di imbarco mi spettavano 3 mesi di ferie, quindi avevo tutto il tempo per conoscere la nostra storia direttamente nella Nostra antica terra, l’Albania.

Quando misi piede per la prima volta mi sentii emozionato come non mai, e viaggiando in tutto il mondo, solo li sentii per la prima volta di essere a casa. Il primo viaggio fu quasi di 3 mesi, dove avevo esplorato l’Albania dal centro al sud, fino a sud-est dove feci volontariato nei pressi di Korce, a Bilisht e nei villaggi in montagna.

Ovunque andavo la gente mi accoglieva a braccia aperte, volevano sapere tutto di noi, e usare quella nostra lingua al di fuori del mio paese, incomprensibile per gli Italiani, veramente mi dava un senso di appartenenza.

Il mio viaggio non era un turista in vacanza, amavo camminare in mezzo alla gente, sentire le loro storie e le tante leggende. Ma la cosa che più porto nel cuore, è il loro affetto, e anche se molte delle persone non possedeva nulla, quel poco mangiare o quel poco raki lo condividevano con me.

Non potevo immaginare quanto fosse così bella quella terra e per quanto piccola sembravano infinite le cose da vedere, cosi mi ripromisi di ritornarci. E cosi feci, 6 mesi dopo ero ritornato per altri 3 mesi da dedicare allo studio ed ai musei, alle esplorazioni nel nord e al volontariato.

Penso che quella sia stata l’esperienza piu’ bella della mia vita.

Era estate del 2018, e grazie a Fra Angelo de Padova, missionario arbereshe di Puglia a Beltoje, mi aveva indirizzato dove poter fare volontariato. Una settimana la trascorsi a Suhkt, vicino Durres, dove feci animazione per una parocchia ai bambini e li conobbi tantissimi ragazzi per conto della Caritas Durres- Tirane.