GAV-Service.ch: Instrument në luftë kundër kushteve të këqija të punës

Faqja e internetit www.gav-service.ch, e cila është realizuar nga sindikata Unia, që nga fundi i vitit 2010 u ofron përdoruesve pa pagesë qasje në Kontratat Kolektive të Punës dhe në llogaritësin e pagave. Bashkë-presidentja e Unia-s, Vania Alleva, tri vite që nga fillimi i platformës, vlerëson pozitivisht rezultatin e kësaj faqeje të veçantë të internetit.

Unia ka startuar para tri vitesh me platformën GAV-service.ch. Cilën rezultat nxjerr ti nga këto tri vite?

Rezultati është shumë pozitiv. Tri vite nga fillimi i platformës GAV-Service.ch arsyeton rolin e funksionin si bazë e të dhënave të informacionit për Kontratat më të rëndësishme Kolektive të Punës (rreth 200 sosh), në shumicën e të cilave Unia është partner social. Rritja në vazhdimësi e vizitorëve dhe përdoruesve nuk është vetëm një tregues shembullor i suksesit, por edhe i rëndësisë që ka: brenda këtyre tri viteve numri mi vizitorëve është dyfishuar, gjegjësisht nga 600’000 vizitorë ne muaj në fund të vitit 2010 deri në 1’200’000 vizitorë në muaj në fund të vitit 2013.

Në fillim të vitit 2013 platforma u prezantua me një pamje të re. Cilat ishin risitë dhe për cilat arsye u importua kjo pamje?

Qëllimi ynë kryesor ishte tu ofrojmë qasje më të mirë në informata punëmarrësve në lidhje me KKP-të, të cilave ata u nënshtrohen dhe ti zgjerojmë informatat për to. Për këto arsye ne kemi thjeshtëzuar përdorimin e faqes së internetit dhe kështu kemi mundësuar një qasje më të shpejtë tek të dhënat informative. Për këtë lehtësim kemi prodhuar një video si dhe një dokument të shkurtë mbi shërbimin e KKP-ve shkurtimisht, një lloj udhërrëfyesi e përdoruesi i thjeshtëzuar i faqes së internetit. Ne kemi edhe risi teknike si profilin ushqyes (RSS-Feed), i cili u mundëson vizitorëve të jenë rrjedhë të risive të faqes së internetit si dhe të qasjes në informata.

Në fund të vitit 2013 gjithashtu është thjeshtëzuar kërkimi i fjalëve kyçe. A janë planifikuar përmirësime tjera në vitin 2014?

Kjo qëndron, kërkimi i fjalëve kyçe është përmirësuar. Tani rezultati i përgjigjet saktësisht kërkimit përmes fjalëve kyçe. Këtë vit ne do të prezantojmë edhe një ndryshim tjetër të rëndësishëm: rishtas në GAV-Service.ch do të mundësohet që krahas pagës minimale të përllogariten edhe pagat që vlejnë nëpër regjione për rreth 70 degë ekonomike. Ky llogaritës pagash për përllogaritjen e pagave të vlefshme për bizneset lokale është zhvilluar me mandat të Unionit të Sindikatave Zvicerane (SGB) nga Observatoire Universitaire de l’Emploi (OUE) të Universitetit të Gjenevës në bashkëpunim me Observatoire genevois du marché du travail (OGMT). Kuptimi dhe qëllimi i llogaritësit të pagës është posedimi edhe i një instrumenti në luftë kundër keqpërdorimeve të kushteve të punës dhe posaçërisht kundër dumpingut në paga.

A mund të na shpjegosh se si paraqet platforma GAV-Service.ch një instrument në luftë kundër kushteve të pasigurta të punës?

Platforma u ofron punëmarrësve në Zvicër mundësinë të marrin informata të qarta dhe aktuale mbi Kontrata e Përgjithshme të Punës, me të cilat ata kanë të bëjnë. Duke ua vu në dispozicion këtë informacion punëtoreve dhe punëtorëve e bënë atë një instrument specifik dhe efecient në luftë kundër kushteve të pasigurta të punës dhe kundër dumpingut në paga. Një punëmarrës, i cili është i informua mirë mbi të drejtat e tij mund të kundërshtoj punëdhënësin e paskrupull dhe të painformuar mirë. Pra kush është mirë i informuar mbi të drejtat dhe detyrimet e tija, mund ta vlerësojë më mirë se ku qëndron ekuilibri i drejtë mes punëdhënësit dhe punëmarrësit. Dhe sa më shumë punëmarrës të një ndërmarrjeje i kuptojnë të drejtat e tyre, aq më e vështirë bëhet për një punëdhënës që të injorojë kërkesat e punëtorëve. Unia mbështet punëmarrësit në synimet e tyre për tu bashkuar dhe për të vepruar  bashkërisht. Përderisa Unia përfaqëson punëmarrësit në të gjitha nivelet e vendimmarrjes dhe të negociatave të ndërmarrjes, e ka për detyrë të sigurojë kushtet e punëmarrësve dhe të realizojë kërkesat e përbashkëta, nga të cilat përfitojnë të gjithë dhe të cilat perceptohen nga të gjithë.

Platforma GAV-Service.ch paraqet një mjet të shkëlqyeshëm pune për ti përmirësuar kushtet e punës për punëmarrësit. Cilat janë rrugët dhe mjetet për të bërë më të njohur platformën?

Punëmarrësit mund të shfrytëzojnë platformën e GAV-Service.ch përmes çdo lloj kompjuteri, tablete apo telefoni mobil që ka qasje interneti. Faqja e internetit është në tri gjuhët zyrtare të Zvicrës: Gjermanisht, frëngjisht dhe italisht. Gjithashtu është e mundshme të shkarkohen informatat poseduese në versionin PDF, si dhe për ti printuar ato, apo për ti dërguar më tej përmes postës elektronike. Kush dëshiroj që t’ia bëjë të njohur rrethit të vet faqen e internetit mund ta bëjë ketë duke iu drejtuar sekretariatit të vet të Unia-s për fletëpalosje, të cilat përmbajnë informata në të tri gjuhët e vendit. Pos tjerash posedohen kartolina në gjuhët e vendit si dhe në gjuhën shqipe, portugeze, spanjolle, e serbokroate. /Madalena Bortnik

 Platforma e shërbimeve të GAV-Service.ch

f40e25e596Sindikata Unia është partnere sociale e rreth 270 Kontratave Kolektive të Punës dhe ofron një shërbim specifik mbi KKP-të. Shërbimi në fjalë përfshinë të dhënat kryesore të KKP-ve kryesore: Ky shërbim ofron në pyetjet e shtruara përgjigje të shpejta dhe konkrete si dhe ju mundëson

  • përmes fjalëve kyçe të kërkoni KKP-të e degëve të bizneseve të ndryshme ekonomike;
  • të gjeni detaje të përzgjedhura të KKP-ve (shembulli bie për pushimet vjetore);
  • pagesën minimale të orëve të punës (përfshirë edhe pushimet dhe shtesat për ditët e festave, si dhe eventualisht edhe përllogaritjen e pjesës mujore të pagës së 13-të)

Pos kësaj në dispozicion për shkarkim janë edhe dokumente origjinale të KKP-ve si dhe vegë tjera të dobishme interneti.

Fjala është për informata mbi pagat dhe të dhëna, të cilat nuk asnjë rast nuk duhet anashkaluar. Nëse ndodh një gjë e tillë, atëherë ne ju këshillojmë të lidheni me sekretariatin e Unia-s të regjionit tuaj. 

 Cilat informata mund ti unë gjej dhe si?

Krahas llogaritësit të pagës minimale faqja e internetit posedon posaçërisht rregullat e veçanta të rreth 200 KKP-ve. Përmes detajeve të KKP-ve (GAV-Details) vizitori i faqes së internetit ka mundësi që dispozitat të përmbledh si tekst. Në përgjithësi janë rreth 50 kritere, të cilat mundësojnë një pasqyrim me të mirë dhe të rregulluar të grupeve tematike (KKP-të e përmbledhura, kushtet e punës dhe partneriteti social). Këto grupe janë të ndara edhe njëherë në 4 – 7 nëngrupe. Këtu janë të pasqyruara temat si “pushimet”, “pagesat shtesë”, “koha e punës”, “kontributet”, apo mbrojtja në punë dhe mbrojtja nga diskriminimi. 

Nëse ke pyetje për një KKP të caktuar apo në lidhje me funksionimin e shërbimeve të GAV-Service.ch dërgo një E.mail në gav-service@unia.ch