Ftesë për shënimin e «Ditës së të Pagjeturve»

Në shënim të kësaj DITE dhe në nderim të viktimave të rrëmbyera gjatë luftës së Kosovës, Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih në bashkëpunim më Lidhjen e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë (LKSHM), ju ftojnë në një mbrëmje përkujtimore dhe letrare.

E premte, më 25 prill 2025, në ora 19:30

Adresa: Eugen-Huber-Strasse 19A, 8048 Zürich

Ejani të nderojmë së bashku kujtimin e atyre, fati i të cilëve nuk u zbardh kurrë.

Për më shumë informacione, ju lutem shihni imazhin shoqërues të kësaj ftese njoftuese.