Fillim i mbarë i sezonit të katërt të  Emisionit televiziv  Folshqipshow

Të shtunën e kaluar ky Emisioni televiziv, që udhëhiqet nga Altin Marku, të shtunën e kaluar me 12 shtator, në një ambient të hapur në qytetin e Aarburgut në Zvicër, në kuadër sezonit të katërt pati një koktej me një xhirim publik, që kishte tërheq interesimin adhuruesve nga fusha të ndryshme e sidomos ajo e kulturës e bizneseve si nga pala shqiptare ashtu edhe zvicerane.

 Foto e teksti: Rexhep Rifati

Drejtuesi i këtij shuw televiziv edhe njëherë e dëshmoj se në saje të punës dhe talentit dhe pasionit të tij,  se ka arritur të shtojë interesimin e publikut, përmes RT21, ku edhe zakonisht transmetohet të shtunave në mbrëmje.

Në apero-koktej i organizuar ishte kthye në një ambient festiv, ngase kishte tubua pos grupeve muzikore, siç ishte “Bashkimi” i Bernës edhe të reja shqiptare që konkurrojnë për mise bukure apo edhe mysafirë, si magjistarin e njohur Nadir Mura nga Vlora që jeton në Romë.  Krahas përfaqësuesve të disa firmave të njohura shqiptare e Zvicerane që kanë mbështetë këtë emision edhe financiarisht, në këtë lloj spektakli muzikoro- argëtues, merrnin pjesë edhe ambasadori i Republikës së Kosovës porsa emëruar në Zvicër, Sami Ukelli si dhe Këshilltari i Ambasadës së Shqipërisë në Bernë, Valon Gashi. Merrete pjesë edhe kryeredaktori i gazetës Blick në Zvicër, Christian Dorer.

Udhëheqësi i emisionit, Altin Marku shpërbleu me mirënjohje të gjithë ata që e mbështetën emisionin e tij, me një fillim jo edhe të lehtë, filluar nga Arif Sulejmani, drejtues të kompanisë Neosana AG,i cili e mbështeti emisionin Follshqipshow, që nga dita e parë. Për ta mbajt në “këmbë” këtë emision jo vetëm me karakter argëtues por edhe prezantues të figurave të shquara në mërgatë, shoqatave dhe organizimeve të tjera, ndihmuan, pos atyre shqiptare edhe disa nga firmat e njohura zvicerane, përfaqësuesit e të cilave po ashtu ishin në këtë fillim festiv të këtij sezoni të katërt me radhë.