Është gjetur trupi i pajetë i 4 vjecarit të zhdukur në Zvicër

172

Djaloshi 4 vjecar nga kantoni i Aargaus në Zvicër, i cili ishte zhdukur që nga mbrëmja e së enjtes, është gjetur i vdekur mbrëmjen e së premtes. Forcat policore të kërkimit, kishin gjetur trupin e Zenelit në liqenin që ndodhej afër vendit prej nga ishte zhdukur 4 vjecari. Ata kishin dyshuar qysh në fillim se djaloshi mund të ketë rënë në ujë, prandaj i kishin intensifikuar kërkimet aty. Trupi i pajetë i tij është gjetur mbrëmjen e së premtes.

Familja e tij ishte shprehur e shqetësuar për humbjen e djalit, ndërsa kishte thënë që sa më shumë kohë që po kalon nga mosgjetja e tij, aq më shumë po shtohet frika se mund të ketë ndodhur më e keqja.