Nxënësit e Shkollës shqipe në Zvicër mahnitën me nivel diturish

 

Se kur punohet me përkushtim nuk mungojnë as rezultatet, këtë e dëshmoi Konkursi i Diturisë “Zvicër 2022”, ku nxënësit e shkollave shqipe zhvilluan garat në dituri, meqë rast vendi i parë i takoi shkollës së mësimit plotësues të Usterit, i dyti Spreitenbachit dhe i treti Veveys,- Krahas përfaqësueseve të ambasadave të Kosovës e Shqipërisë dhe donatorëve që siguruan shpërblimet, prindërit ishin ata që bashkë me arsimtarët bartnin tërë peshën e organizimit, krejtësisht në baza vullnetare

Teksti e fotot:Rexhep Rifati

Pas një gare nëpër pikat shkollore të Shkollës Shqipe në Zvicër, që drejtohet nga Dr. Vaxhid Sejdiu, dje në objektin e shkollës fillore në Fehraltorf të konatonit të Cyrihut u mbajt finalja e madhe e Konkursit të Diturisë “Zvicër 2022”, ku nxënësit e shkollave shqipe zhvilluna gara nga fusha të ndryshme të diturisë e sidomos ajo e gjuhës e historisë. Për të përcjellë këtë akt final të fëmijëve të tyre, krahas prindërve, merrnin pjesë edhe përfaqësuesit e dy ambasadave tona: Valon Gashi – përfaqësues nga Ambasada e Shqipërisë dhe Gjenis Haxhimehmeti – përfaqësues nga Ambasada e Kosovës, të cilët edhe përshëndetën të pranishmit dhe përgëzuan vogëlushët për interesimin e tyre për gjuhën amtare dhe dijen e treguar në një konkurrencë që kishte përfshi pikat shkollore ku vepron Shkolla Shqipe në Zvicër.

Vazhd Sejdiu, pasi përshëndeti të pranishmit, tha se : siç jeni në dijeni gjatë muajve të fundit jemi munduar të zhvillojmë gara  të  diturisë në shumicën e pikave shkollore. Dhe në ditën e sotme rezultoi me gjysmëfinalen ku morën pjesë klasat, nga qyteti Losanë, nga qyteti Vevey, nga kantoni Zug, nga Volkestwil, Rüti, Regensdorf dhe Uster të kantonit të Cyrihut si dhe Neunehof dhe Spreitenbach të kantonit të Argaut.

Në gjysmë finale ishin nëntë klasa, të cilat fillimisht zhvilluan gara në mes veti për t`u klasifikuar tre ekipet më të mira, në finalen e madhe ku iu bashkëngjiten edhe nxënësit tjerë me këngë, recitime dhe valle. Një juri e përbërë nga mësuesit e përcolli garën për të përcaktuar në fund edhe rezultatet, ku tri vendet e para i zunë nxënësit e këtyre tri pikave shkollore.1)Uster – vendi i parë 2) Spreitenbach -vendi i dytë dhe 3) Vevey – vendi i tretë.

Për nivelin e diturive të treguara në këtë garë ekipet jo vetëm që u shpërblyen nga donatorët- afaristë shqiptarë që veprojnë në Zvicër, por edhe me shpërblime përkatëse sipas vendeve: Shpërblimi i parë 600 franga i dyti 400  dhe i treti 200 franga, por u shpërblyen edhe me duartrokitje thuaja se sa herë që jepnin përgjigje të plota., disa nga të cilat e kishin të vështirë edhe të rriturit ti dinin!

Në emër të donatorëve përshëndetën Taip Ibraimi pronar i firmës Holz Team GmbH në Watvil dhe Teuta Rifati Kerhani nga firma “Fenix” në Cyrih, që me këtë rast u shpren se edhe në të ardhmen do të mbështesin mësimin plotësues shqip.

Në vazhdim, me të përfunduar të garës nga ana e nxënësve u shfaq një program i pasur artistik me recitime e këngë. Filloi me  këngën “Moj Arbëri” të kënduar nga nxënësja  e shkollës shqipe në Neunhof, Melisa Selimi dhe vazhdoi me nxënësit  e shkollës shqipe në Neunhof: Liara Zuka, Tana Limoni, Arnela Halimi, dhe Alea Halimi recituan vargjet “Me gjithë shpirt”. Nxënësja e shkollës shqipe në Vevey (Kantoni Wadt) Anisa Morina recitoi vargjet “Unë flas shqip”, ndërsa nxënësit  e shkollës shqipe në Uster Lind dhe Fisnik Maxhuni recituan vargjet me titull “Letër Kosovës sime”. Më tej nxënësja Tana Limoni, nxënëse e shkollës shqipe në Neunenhof të kantonit të Argaut, këngën “Zemra m`rrah për Shqipëri”. Nxënësja e shkollës shqipe në Uster Gresa Shala do të këndoj këngën “Jam shqiponja”.- Nxënësit e shkollës shqipe të Neuenhofit dhe të Spreitenbachut kënduan këngën “Xhamadani vija – vija” e ata të shkollës shqipe në Uster : Lijana Idrizi, Amela Frangu, Eliesa Idrizi dhe Tuana Frangu kënduan këngën për Adem Jasharin

Në vazhdim të programit, nxënësit  e shkollës shqipe në Uster Gresa dhe Gentonis Shala kënduan këngën “Kuq e zi janë ngjyrat tona” dhe fare në fund, të gjithë nxënësit pjesëmarrës përmbyllin programin e manifestimit shkollor me këngën “O sa mirë që jam shqiptarë”.

Se si prindërit në çdo çast janë në gjendje ti dalin në ndihmë mësimit shqip, tregoi edhe rasti që dje një grup prindërish u angazhuan vullnetarisht për sigurimin e pijeve dhe ushqimeve, shitja e të cilave do të shfrytëzohej për aktivitetet shkollore, madje edhe në një ekskursion nxënësish.

Gjatë këtij manifestimi shkollor, kryetari i Shkollës Shqipe në Zvicër, Dr. Vaxhid Sejdiu më nda një mirënjohje dhe një tufë lule për të më uruar edhe në emër të nxënësve e prindërve 80 – vjetorit e lindjes, ndaj edhe me këtë rast i falënderoj atë, stafin e shkollës shqipe dhe jihprindërit me dëshirën që të gjithë bashkë të kenë sa më shumë suksese si edhe të gjitha pikat shkollore që veprojnë në kuadër të LAPSH-it “ Naim Frashëri”, me qëllim që gjuha jonë të ruhet, kultivohet dhe avancohet, duke gëzuar edhe mbështetjen e institucioneve shtetërore.