Edion Jetishi, ylli i ardhshëm i futbollit

1310

Dashuria e tij për futbollin lindi qysh kur ai ishte i vogël. Topi ishte lodra e preferuar e tij, e vendi më i dashur për të kaluar një pasdite të mirë, ishte një fushë futbolli, ku ai shfaqte talentin.

Cdo vit, dëshira për futbollin rritej, por edhe talenti për lojën shtohej. Sot, ai është një 11 vjecar, që premton shumë për të ardhmen. Ky është Edion Jetishi, djaloshi që po punon që ëndërra e tij të bëhet realitet.

Edion Jetishi ka lindur më 20 shkurt të vitit 2009. Ai me prejardhje është nga fshati Uglar i qytetit te Gjilanit, por ka lindur dhe jeton në Basel të Zvicrës bashkë me prindërit e tij. Aktualisht , luan në ekipin e “FC Basel U11”, ndërsa së fundi ka marrë edhe titullin kapiten i ekipit të grupmoshave U11. Pozicioni i Edionit në fushë është qendërmbrojtës, por më shumë se kaq, ai organizon aksione mjaft të talentuara, ku në bashkëpunim me lojëtarët e tjerë, shënojnë dhe sjellin fitore për ekipin e tyre.

Suksesit të Edionit i qëndron gjatë gjithë kohës prapa babai i tij. Mësa duket, ai i ka përkushtuar tërë kohën e tij ndjekjes së kësaj ëndërre dhe zhvillimit të këtij talenti. Madje gjatë një bisede që ne patëm me të dy, zotëri Fadilin, babain e Edionit dhe vet këtë të fundit, kuptuam që kanë bërë një tandem të mrekullueshëm bashkë. Ata nuk do të mund të funksionon pa njëri-tjetrin. Edioni do ta kishte të vështirë të ecte me kaq hapa të shpejtë dhe të sigurtë përpara, po mos ta kishte përkrahjen dhe shtytjen e jashtëzakonshme të babait të tij. Por, edhe Fadili në të njejtën kohë, kot do të mundohej po mos të ekzistonte dëshira, vullneti dhe talenti i djalit. Ata cdo sukses dhe fitore ia dedikojnë njëri-tjetrit, sepse janë të vetëdijshëm që ia kanë dalë bashkë gjithckaje.

Kurorëzimet e suksesit të Edionit janë shpërblyer disa me herë me trofe e mirënjohje. Ai vlerësohet lartë edhe nga përgjegjësit e klubit, të cilët tek ai shohin një të ardhme premtuese, jo vetëm për të, por për të gjithë klubin, e pse jo edhe vet Zvicrën.

 

Edioni në të njejtën kohë, pos që është i jashtëzakonshëm në fushë, është shumë i mirë edhe në mësime. Ai dëshiron të jetë një shembull edhe për shokët dhe shoqet e tij, duke i thënë që nuk mjafton të jesh i suksesshëm vetëm në një gjë, por për të qenë i suksesshëm në jetë, duhet të punosh fortë edhe në shkollë.  Ai mëson dhe punon shumë që të kalojë me sukses vlerësimet e lëndëve në shkollë, por nuk e mohon faktin se kur hyn në fushë, shndërrohet në një tjetër njeri. Për të më nuk ekziston asgjë tjetër, pos topit dhe fitores.

Potenciali i tij i jashtëzakonshëm dhe lufta në fushë për të nxjerrë ekipin fitues, duket të jenë tjerat karakteristika të Edionit. Ai nuk e dëshiron fitoren vetëm për vete asnjëherë. Ai luan për fitore, vrapon shumë në fushë për fitore, sepse këtë e dëshiron për klubin e tij. Na thotë se ndjehet tejet i lumtur kur festojnë bashkë. Kur fitoret i përjetojnë bashkë, i shtohet akoma më shumë dëshira për ta mbizotëruar fushën.

Përpos që është një fëmijë shumë i dashur për familjen, këtë ngrohtësi dhe dashuri e sjellë edhe me shokët e klubit. Ata nuk e paramendojnë lojën pa Edionin, sepse e dijnë që shpirti i tij luftarak do ta sjellë fitoren. Prandaj edhe e kanë zgjedhur kapiten, sepse aftësia e tij për ti mbajtur të gjithë të bashkuar, po del në pah qysh tani.

Puna e Edionit përgjatë gjithë këtyre viteve ka qenë jo e lehtë dhe jo me pak sfida. Por, ai ia ka daluar. Nuk do të jetë e lehtë as në të ardhmen dhe nuk do të jetë as me më pak sfida, por ai do t’ia del. Nga një adhurues i futbollit e deri tek një kapiten i grupmoshave U11, urojmë ta shohim tek luan për ekipet më të mëdha dhe më të njohura ndërkombëtare.

E mbi të gjitha, shpresojmë që pikërisht Edioni, të jetë njëri nga lojëtarët e kombëtares tonë, që në të ardhmen do të na bëjë ta duam edhe më shumë futbollin dhe të ndjehemi krenarë me të.