Kryetar kësaj nëndege u emrua Bajram Mehmeti, një intelektual dhe veprimtar i spikatur, ndërsa në kryesi u zgjodhën kryesisht të ri me përgatitje të lartë shkollore e profesionale.- Gjatë një debati nga pjesëmarrësit dominoi kërkesa që mërgata të ketë një përfaqësim më të madh në sistemin delegues në vendlindje, në veçanti në nivel të Kuvendit të Kosovës
Teksti e fotot: Rexhep Rifati
Partia GUXO po e vazhdon zgjerimin e saj përmes degëve dhe nëndegëve edhe në disa nga shtetet evropiane. Kështu dje në qytetin e Friburgut, që paraqet një nga kantonet relativisht të mëdha të Zvicrës frankofane, para një numri relativisht të mirë mërgimtarësh, e vlugun e pushimeve verore, mbajti një kuvend themelues edhe të një nëndege të re.
Pos mërgimtarëve të profileve të ndryshme nga radhët e Degës së Partisë GUXO, merrnin pjesë kryetari Muharrem Blakaj dhe koordinatori Ismet Salihu. Po ashtu merrte pjesë edhe Luan Gacaferi, bashkëkryetari i Degës në Gjermani.Para se të kalohet në zgjedhjen e kryesisë nga ana e pjesëmarrësve u zhvillua një debat mjaft interesant e konstruktiv, ku veçmas dominoj kërkesa që mërgata shqiptare të ketë një përfaqësim sa më të madh në sistemin delegues në atdhe, madje edhe në vet Kuvendin e Kosovës të përfaqësohet me më shumë deputet të cilët do të propozohen drejtpërdrejti nga baza , aty ku vepron mërgata jonë. Dhe me këtë rast të zgjidhen njerëz të aftë e të përgatitur që kanë afinitet jo vetëm për ti prezantuar kërkesat e mërgatës por edhe guxim për vënien e tyre në rend të ditës për shqyrtim.
Më pastaj u zgjodh kryesia e re, në përbërjen e së cilës u zgjodhën kryesisht të ri me një përgatitje të lartë shkollore të arritur në vet shtetin helvetik. Ndërsa kryetar i kësaj nëndege u zgjodh Bajram Mehmeti një intelektual, që derisa ndiqte akademinë ushtarak në ish- shtetin jugosllav u burgos dhe persekutua, por që asnjëherë nuk e ndërpreu veprimtarinë e tij prej një krijuesi të letrave tona e të një atdhetari të dëshmuar ndër vite.