Edhe në Shkollën Rütihof të qytetit të Cyrihut filloi mësimi në gjuhën shqipe

Mësuesit dhe veprimtarët e Shkollës Shqipe në Zvicër, në krye me koordinatorin Vaxhid Sejdiun,  edhe këtë vit shkollor e kanë filluar me sukses duke u angazhuar me përkushtim në hapjen e pikave të reja shkollore.

Pas Shkollës Shqipe në Regensdorf, e cila javën e kaluar hapi dyert për fëmijët shqiptarë, këtë javë filloi me mësimin në gjuhën shqipe edhe Shkolla në Rütihof, po ashtu në qytetin e Cyrihut. Paralajmërimi i mësuesve të Shkollës Shqipe në Zvicër, “se do të mundohemi gjithnjë më tepër, të jemi sa më afër fëmijëve shqiptarë, sa më afër prindërve shqiptarë, të cilët dëshirojnë t`i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë shqipe po zbatohet gjithnjë më shumë”.

Dhe në këtë fillim viti të mbarë, këta vogëlushë njoftojnë bashkëmoshatarët se mësimi në gjuhën shqipe, në Rütihof të Cyrihut zhvillohet çdo të enjte në Schulhaus Rütihof, prej orës 17.00 – 18.45, në adresën Giblenstrasse 61, 8049 Zürich.  Për informata më të hollësishme mundeni të kontaktoni z. Vaxhid Sejdiu – koordinator i shkollë shqipe në Zvicër, Tel.  076 321 26 94  apo në e-mail: vaxhid_sejdiu@hotmail.com

Foto 1)  Nxënësit e shkollës shqipe në Rütihof, në qytetin e Cyrih-ut së bashku me mësuesen e tyre Nora Macula

Fotot 2) Buzëqeshja në fytyrën e nxënësve shqiptarë është e veçantë për faktin sepse shëmbëllen me shqiponjat, të cilën ata e bëjnë me duart e tyre të njoma.