E martë, 27 prill 1999: Kukësin ka me e bekue Zoti!

 Në një ndejë te Bar Amerika, Bukurosh Onuzi (Jurist në Prefekturë), më thotë se mbrëmë vonë shkoi te xhamia. Brenda pa shumë gra dhe fëmijë. I pyeti nëse u mungonte gjë. Njëra prej grave i thotë: “Mirë jemi. E kemi marrë vetin, kemi shtrojë e mbulojë, kemi me ngranë e me pi e krejt t’mirat. Kukësin ka me e bekue Zoti! Qe, me ne asht edhe nji serbe, kjo plakë e vetmueme afër meje me flokë si t’verdha. E zu rropama me ne, e qitën këndej. Po asht njisoj si ne, kur shtrojmë bukë ma para i qesim kësaj”.

( Nga Ditari i Petrit Palushit, Kukës)