Dita Botërore e Evropës

9 maji njihet si Dita e Evropës dhe shënohet në vendet evropiane me aktivitete të ndryshme. Kjo ditë shënohet edhe në Kosovë, madje në kalendarin zyrtar të Republikës njihet si ditë feste, që i bie që sot nuk punon asnjë institucion shtetëror për nder të kësaj ditë.

Edhepse Kosova akoma nuk ka hyrë as në agjendën e bisedimeve për liberalizim të vizave dhe nuk është pjesë e Evropës, me përkushtim të vecantë e shënon këtë ditë, me shpresënn se shpejtë do të jetë pjesë e saj.

Zakonisht, cdo vit, krerët e shtetit i bëjnë thirrje Evropës që të na pranojnë në mesin e tyre dhe të na mundësojnë lëvizjen e lirë.

Këtë e ka bërë edhe presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaci, i cili i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që ta qartësojnë qëndrimin e tyre karshi statutit të Kosovës dhe ti ofrojnë qytetarëve të saj lëvizje të lirë, me anë të liberalizimit të vizave.

Megjithatë, pavarësisht premtimeve të shumta si nga presidenti si nga kryeministri që liberalizimi do të ndodhë së shpejti, qytetarët e Kosovës vazhdojnë të mbesin të izoluar.