Shqiptaro-zvicerani Urim Dakaj kandidat për parlamentin e Kantonit Schaffhausen

Kandidati shqiptaro-zviceran për Parlamentin e Kantonit Schaffhausen, Urim Dakaj është i lindur në vitin 1984 ne Korishë të Prizrenit. Është i martuar dhe baba i dy vajzave. Në vitin 1994 iu është bashkangjitur familjes në Schaffhausen të Zvicër, ku i ati punonte me vite të tëra. Këtu Urimi ka mbaruar shkollën 9 vjeçare dhe e kryer arsimimin profesional për kultivues dhe sanitari. Pastaj deri ne vitin 2015 ka punuar në Gastronomie, kur edhe është ndeshur me shumë padrejtësi ne ketë sektor dhe ka filluar të angazhohet në mbrojtje të të drejtave të punëtorëve në ketë degë të industrisë. Në vitin 2015 ka filluar të punoj në sindikatën me te madhe të Zvicrës, në Unia si sekretar sindikal.

Ne vitin 2016 ka filluar të angazhohet edhe politikisht. PO me 2016 ka qenë kandidat ne listën zgjedhore të Partisë Socialdemokrate për parlamentin e Kantonit e Schaffhausen-it. Pasi ende nuk kishte bërë emër nuk arriti te hyjë në Parlament, por megjithatë ndihmoi ti mbrojë ulëset e PSd në parlamentin e Kantonit . Ne vitin 2017 ne mbledhjen e përgjithshme te PSd të Neuhausen-it u zgjodh në Kryesi dhe si Delegat në PSd të Zvicrës. Pas një viti, më 2018 ne mbledhjen e përgjithshme u zgjodh unanimisht kryetar i PSd të Neuhausen-it. Edhe sivjet është kandidat për Parlamentin e Kantonit ku me shumë beson dhe tregon interes ti mbrojë ulëset e PSd në parlamentin Kantonal se sa është i bindur të fitojë vet ulësen.

Urimi politikisht angazhohem për të drejta te barabarta, për transparencë, për pagea të barabarta për grat e burra, për struktura përkujdesjeje të përballueshme ditore dhe për një qytet të Neuhausen-it më tërheqës.

Shqiptaro-zvicerani Urim Dakaj është gjithashtu kandidat për asamblenë komunale të Neuhausen-it në zgjedhjet e 29 nëntorit të sivjetmë, ku shpreson se do ti arrijë votat e nevojshme dhe të fitojë një ulëse.

Në Neuhausen kemi një popullatë me mbi 40% sfond migracioni, andaj angazhimi i Urimit ka për qëllim të sigurohen të drejtat e barabarta për të gjithë, pavarësisht ngjyrës apo përkatësisë kombëtare e besimeve që ka njeriu. Në Neuhausen, ai premton se do kujdeset që çdo familje ti ketë parakushtet dhe strukturat e mira të jetesës. Ai premton të jetë gjithmonë i hapur për të gjithë, ti dëgjojë preokupimet e nevojat e njerëzve dhe ti ndihmoj ata. Urimi shpreson se nëse lejon zhvillimi i gjendjes së Covid-19, në muajin tetor e nëntor të organizohen tubime me banorë te Neuhausen-it dhe të dëgjojë e diskutojë mbi preokupimet dhe hallet e mundshme të tyre, si gjithashtu shpreson që në muajin nëntor të organizojë një festë për dhe me shqiptarët.