Foto rrënqethëse të luftës në Kosovë publikuan edhe mediumet më prestigjioze, sic është New York Times. Këto foto që shprehnin dhimbjen dhe tmerrin e pafund që përjetuan shqiptarët, përcollën tragjedinë e gjenocidit që përjetuan shqiptarët, edhe nëpër botë.
Në këtë foto, ku shihet një nën tek vajton për djalin e saj të vrarë 11 vjecar, kishte mbushur me lot sytë e njerëzve gjithandej botës.
Hasime Elshani nga Krajkova e Drenasit, vajton pranë trupit të djalit të saj Shemsiut, i cili ishte vrarë më 24 tetor 1998 nga forcat kriminele serbe. Djaloshi 11 vjecar ishte vrarë teksa po priste drunjë me babain e tij, ndërsa funerali i të ndjerit u bë nën breshëri plumbash, shkaku i luftës që po ndodhte atë kohë në Kosovë.