Manifestim madhështor në Hora të Arbëreshëve kushtuar Festës së Pashkëve

 

Në përmbyllje të Festës së Pashkëve, qyteza Horae Arbëreshëve sot vlonte si një zgjua bletësh: i madh e i vogël gjendej rrugët kryesore, kisha e ballkone e veçmas në sheshin ku me mijëra pjesëmarrës pas një defileu u tubunë pranë një tribune ku përmes bekimit të misionarëve fetar e udhëheqësve bashkiak bekuan  dhe uruan festën tradicionale shumëshekullore, e ku mori pjesë edhe një delegacion nga Kosova, në krye me Zëvendëskryeministren dhe ministre të Ministrisë së Jashtme e Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz.

Teksti e fotot: Rexhep Rifati

Manifestimi i sotëm ishte mëse impozante, me pjesëmarrjen e mijëra vendaseve dhe mysafirve të shumtë jo vetëm nga trojet shqiptare e mërgata jonë e madhe përëndimore por edhe të turostëve të shumtë nga Evropa. Amerika e Azia, madje edhe një grup turistësh nga Japonia, që mbetën më se të impresionuar me kostumet arbëreshe me të cilat pos të rriturve ishin të veshur edhe më të vegjlit.
Me të mbaruar të meshës në katedralen e këtushme, pjesëmarrësit e shumtë, të cilëve iu bashkuan qindra vendase moshash të ndryshme veshur me kostume tradicionale e shoqëruar me një bandë saksofonistesh marshuan drejt skenës së ngritur për këtë ngjarje madhore që organizohet për çdo vit me një pjesëmarrje masive siç është edhe ajo detikuar datës së themelimit të kësaj qyteze, 30 gushti e që ndërlidhet me vitin 1488 kur edhe erdhën arbëreshërt e parë në këtë vend.

Në tribunën solemne, krahas kryetarit të Bashkisë së Horës së Arbëresheve, Rosario Peta një përshëndje dhe urim të pranishmëve të shumtë ua drejtoi zonja Liza Gashi , Zëvendësministre e Ministrisë së Punëve të Jashtme e Diasporës, e cila përgëzoi arbëreshët për ruajtjen e gjuhës, traditës dhe riteve të të parëve të tyre, por edhe shprehi kënaqësinë për bashkëpunimin gjithnjë e më të madh mes Kosovës dhe komuniteteve arbëreshe në Jug të Italisë.

Gjatë kësaj vizite zonjën Gërvalla, që krahas Liza Gashit e shoqëronte  edhe ambasadorja e Kosovës në Itali, Lendita Haxhitasim, pati edhe një pritje në Baskinë e Hores, ku  merrnin pjesë edhe kryetarët e disa prej komunave arbëreshe të kësaj province si dhe përfaqësues të jetës publike e artistike-

Zonja Gërvalla shfaqi kënaqësinë për vitalitetin shumë shekullor të botës arbëreshe që ka arrit të ruaj gjuhën, traditat dhe ritet e tokës së të parëve , por edhe gatishmërinë e Kosovës që të thellojë bashkëpunimin në sfera të ndryshme të jetës ekonomike, kulturore e arsimore me komunitetet arbëreshe në Kalabri, Sicili dhe ngulimet tjera në këtë anë. Do theksuar se edhe delegacioni ynë nga Zvicra, në kuadër të Shoqatës “Hora e Skënderbeut” e njoftoj atë me projektin e sjelljes së shtatores së Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, me kontribute financiare nga mbarë mërgata jonë, shtatore kjo e cila do të inaugurohet më 30 gusht, që njihet edhe si dita e themelimit të Horës, Piana degli Albanesi – Hora e Arbëreshëvet –,

Përndryshe Hora e Arbëresheve njihet edhe si qendra identitetare për gjithë arbëreshët e Italisë dhe ka rreth 7 mijë banorë, ndërsa gjatë shekujve ka dhënë figura të shquara arti e kulture në mesin e të cilëve spikasin edhe rilindës të spikatur.