Kantautori Shqipton Rexhaj së bashku me kolegun e tij Dave Fryman (DFREX) me këngën «Der weg ist das ziel», po ecin me shpresë se do ta përfaqësojnë Zvicrën në Eurosong 2014.
Fazës së votimit nëpërmjet internet për zgjedhjen e këngëve përfaqësuese për festivalin evropian ngadalë po i afrohet fundi. Votimi nëpërmjet internetit lidhur me zgjedhjen e këngës më të mirë për këtë festival përfundon me 18 nëntor 2013 në ora 08.00.
Prandaj i ftojmë miqtë e Shqiptonit, dashamirët e talenteve shqiptarë në mërgim si dhe mbarë shqiptarët që kanë qasje në internet që me votat e tyre t’i ndihmojnë Shqiptonit që ta realizojë synimin e lartë për të arritur në skenën Eurosong 2014.
Të theksojmë se Shqipton Rexhaj, si bir i një familjeje të burgosur dhe të persekutuar nga armiku, që në moshën pesëvjeçare së bashu me familje nga Prishtina emigron dhe vendoset në një qytet të Kantonit St. Gallen të Zvicrës. Qysh në bankat e shkollës, si gazetar, bashkëpunon me gazetat «Rheintalische Volkszeitung», «Der Rheintaler», si dhe me gazetat e ndryshme të Zvicrës. Në lëmin letrar deri tashti ka botuar vëllimet poetike «Rruga e vetmisë» dhe «Atdheu i të pa atdheve» si dhe shumë sprova dhe intervista. Si kompozitor dhe autor tekstesh deri me tashti ka publikuar dy CD me këngë të zhanrit Rap. Është veprimtar i shumë nismave progresive sociale në Zvicër.
Edhe një herë: deri më 18 nëntor 2013 t’i ndihmojmë me votat tona, nëpërmjet internetit, kantautorit Shqipton Rexhaj që më këngën e tij të ngjitet në podiumin Eurosong 2014 që do të mbahet në Danimarkë. Votimi bëhet në këtë adresë:
http://www.eurovisionplattform.sf.tv/videos#D dhe në
www.dfrex.ch ( lidhuni me Bendin via Facebook (gefällt mir)
Duke ju falënderuar që më parë për mbështetjen Tuaj,ju përshëndes në emër të Shqipton Rexhajt dhe Dave Fryman
Me nderime: Isuf Sherifi, Zvicër
__________________________________________________________________________
P.S. Lus të gjithë Ju që këtë njoftim ta shpërndani mëtutje, tek miq e të afërm tuaj si dhe tek gazeta e revista shqipe.