Deputetja Qendresa Sadriu viziton Gjilanin

Deputetja shqiptare në Zvicër Qëndresa Sadriu, të premten është mirëpritur nga kuvendarët e Gjilanit, ku edhe ka mbajtur një fjalë rasti pranë tyre. Ajo kërkoi që të përzgjedhurit me votën e qytetarëve duhet të punojnë për qytetarët dhe jo për interesa të caktuara personale.

Deputetja Sadriu ka thënë se në Kosovë ka nevojë për shumë punë, por ajo shtoi duke thënë se nnëse të gjithë angazhohen të punojnnë për innteresin e qytetarëve edhe Kosova do të bbëhet si Zvicra. Gjithashtu ka kërkuar më shumë mundësi dhe hapësirë për gratë dhe vajzat e reja, që të kenë qasje sa më shumë në tregun e punës dhe në edukim.

Ndërkohë, grupi i asambleistëve të Lëvizjes Vetëvendosje! në Gjilan, e ftuann Qëndresën në një takim miqësor, ku biseduan  më shumë mbi funksionimin e Kuvendit komunal, shkëmbimin e përvojave dhe mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmën, si dhe një varg çështjesh me rëndësi reciproke.

Ndërsa në fund u pajtuam se duhet një gjeneratë e re në qeverisjen e vendit dhe një mentalitet tërësisht i ri i polotikëbërjes, në mënyrë që komuna e Gjilanit dhe Kosova të ecin drejt zhvillimit ekonomik e në fokus të veçantë punësimin e të rinjëve.