20 vjet nga zhdukja e profesorit, filozofit, shkencëtarit dhe veprimtarit të shquar të cështjes kombëtare Ukshin Hoti

Ukshin Hoti ka lindur më 17 qershor të vitit 1943 në Krushë të Madhe të Rahovecit. Ka qenë politikan, profesor, filozof, hulumtues shkencor, atdhetar dhe veprimtar I shquar I cështjes kombëtare në Kosovë gjatë viteve ’80 dhe ’90.

Ukshin Hoti ishte njëri ndër intelektualët më të arsimuar në Kosovë. Ka qenë edhe ligjërues në disa universitete të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku edhe kishte përfunduar shkollimin e tij. Ai ishte arrestuar disa herë nga regjimi serb, për shkak të aktivitetit të tij politik në Kosovë, ndërsa për herë të fundit është arrestuar në vitin 1944 nga regjimi serb me akuzën e ushtrimit të aktivitetit armiqësor kundër Jugosllavisë dhe për pjesëmarrjen e tij në lëvizjet për Republikën e Kosovës, ku dënohet me 5 vjetë burg. Ai lirohet më 16 maj të vitit 1999, ku pas lirimit të tij nga burgu I Dubravës  dhe dalja nga qelia e burgut, zhduket nga policia serbe pa lënë gjurmë dhe që nga ajo datë nuk dihet asgjë për të. Të gjatë atë e kanë parë vetëm shokët e qelisë së burgut dhe të burgosurit e tjerë, ndërsa thonë se është liruan një të diele, ditë kjo jo e zakonshme për lirimin e të burgosurve.

kshin Hoti kishte kryer me sukses shkollën fillore dhe atë të mesme në Prizren dhe në Prishtinë. Pas diplomimit, vijoi studimet në vitin 1964 në Zagreb ku u diplomua për shkencat politike dhe u dallua si student I vecantë. Në vitin 1986, kreu edhe dy vite postuniversitare në Beograd ku ndoqi fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare në fushën e ekonomisë dhe politikës. Më pas, vazhdoi specializimet në SHBA në vitin 1978 pasi kishte fituar bursën Fulbright. Specializoi në Universitetin e Ëashingtonit, më pas në atë të Cikagos dhe të Harvardit dhe gjithashtu mori pjesë nnë simpoziume shkencore të organizuara nga kongresmenët dhe senatorët amerikanë në Universitetin e Harvardit. Ukshin Hoti u zgjodh si I vetmi student që do të përfaqësonte të gjithë specializantët dhe postdiplomistët e Evropës dhe SHBA-së dhe punoi si shkencëtar dhe hulumtues I pavarur.

Por, pavarësisht kushteve të ofruara nnë Harvard, ai zgjodhi të kthehej dhe të kontibonte në Kosovë.

Më 13 mars të vitit 1981 u organizuan protestat masive studentore të cilat kërkonin të drejta për shqiptarët bbrenda Republikës Federative Socialiste Jugosllave. Më 19 nëntor 1981, Ukshinn Hoti si profesor I Universitetit të Prishtinës, del haptazi në mështetje të fuqishmë të studenntëve shqiptarë për shpalljen e Kosovës Republikë. Më 21 maj 1982 dënohet nga regjimi jugosllav me 9 vite burg.

Ukshin Hoti ishte i vetmi profesor dhe intelektual i Universitetit të Prishtinës që jo vetëm përkrahu haptazi kërkesat e studenteve për shpalljen e Kosovës Republikë, por këtë kërkesë e kishte argumentuar në mënyrë shkencore dhe politike me fakte të natyrës ekonomike, kulturore e historike. Ai kërkesën për republikë e kishte argumentuar si një kërkesë për zhvillim më të shpejtuar ekonomik, me qëllim që Kosova të barazohej me republikat e tjera të Jugosllavisë duke kërkuar që Kosova të jetë e pavarur dhe të vendoste për statusin e saj. Një ndër kërkesat e tij themelore kishte qenë edhe që për këto çështje të hapej dialogu demokratik në Jugosllavi. Por regjimi diktatorial jugosllav që kishte refuzuar çdo formë dialogu me kosovarët, iu përgjigj me 9 vite burg.

Ukshin Hoti qëndroi vetem tri vite në burg pasi në vitin 1983 Gjykata Supreme e Jugosllavisë në Beograd kishte reduktuar denimin e tij nga 9 vite ne 3-5  vite burg dhe gjatë kesaj kohe gruaja e tij Edi Shukriu kishe bërë shumë për lirimin e tij

Pas arrestimit vuajti denimin në disa burgje fillimisht në burgun e Prishtinës e më pastaj në burgun e Zagrebit e më vone edhe në Ljublanë e se fundi transferohet në burgun e Gjilanit.

Në fillim të viteve 90 Ukshin Hoti serish i persekutuar nga regjimi serb i Milosheviçit riaktivizohet në politikë në Lidhjën Demokratike të Kosovës (LDK) si kryetar i degës së LDK-se në Rahovec. Me pas merr detyra arsimore për studentët në Rahovec pasi Universitetet u mbyllën me dhunë nga regjimi serb i Sllobodan Miloshevicit dhe mesimet bëheshin nëpër shtepi private e në objekte fetare.

Në vitin 1992 në fshatin Brestovc të Rahovecit Ukshin Hoti organizon një homazh për viktimat e vrara nga policia serbe dy vjet më parë në një demonstratë për Republikën e Kosovës. Me këtë rast ndodh një përplasje midis qytetarëve që po merrnin pjesë në homazh dhe policisë serbe e cila kishte bllokuar rrugën. Ukshin Hoti kërkoi nga policët që ta lironin, ndërsa policët serbë u përgjigjen me breshëri armësh ndaj qytetarëve të paparmatosur të Rahovecit dhe si pasojë u plagosën disa vetë. Pas kësaj ngjarjeje Ukshin Hoti arrestohet. Në këtë kohë ai jep dorëheqje nga LDK-ja pas përplasjeve që kishte pasur më herët me kryesinë e saj.

Me 1993 ai i bashkohet partisë Unitetit Kombetar Shqiptare (UNIKOMB) një parti e cila kishte në program bashkimin kombetar të Shqiptarëve në një shtet të vetëm. Por pasi represioni i regjimit në Kosovë po rritej, ai në një fjalim në një homazh për nder të dëshmoreve të renë nëpër demostrata në vitin 1994 në Rahovec del haptazi me idenë e formimit të Forcave të Armatosura të Republikes se Kosovës.

Në prill të vitit 1994 partia Unikomb i ofron Ukshin Hotit qe te bëhet lider i saj dhe kur pritej që kjo gjë të realizohej, Ukshin Hoti arrestohet rruges ne Prishtine më 17 Maj të vitit 1994me akuzën se po punonte per rrënimin e shtetit jugosllav dhe se ishte pjesëtar i levizjes ilegale Levizja popullore per Republiken e Kosovës si dhe se partia Unikomb ishte subjekt ilegal dhe se nuk ishte e regjisturar si parti politike. Pas disa muajsh Ukshini denohet me 5 vjet burg.

Pas homazhit qe organizoi per deshmoret Ukshin Hoti arrestohet ne vitin 1993 dhe denohet me 55 ditë burg, dhe ne kete kohe braktisë edhe LDK-në.

Dhe pas lirimit organizon takime dhe merr pjesë ne disa tubime politike ne Maqedoni (Kondovë, Tetova 1 e 2), me qellim te zhvillimit te idesë për bashkimit kombëtar.

Me pas ne vitin 1985 lirohet nga burgu por izolohet ne fashtin e tij te lindjes në Rahovec me qellim izolimin e aktivitetit te tij politik duke ju marre edhe pasaporta.

Me 16 maj 1999, atëherë kur lufta po zgjaste që gati një vit, Ukshin Hoti arrin tek fundi i dënimit të tij. Sipas Bajrush Xhemailit, një nga të burgosurit, ai do të shoqërohet nga dy roje drejt daljes, ditën e diel, me 16 maj, një ditë jo e zakonshme për lirimin e të burgosurve. Që atëherë nuk dihet gjë për të. Fati i tij ishte në duart e pushtetit serb. Tre ditë më vonë, me 19 maj 1999, burgu i rrethuar me tanke dhe me armë antiajrore të ushtrisë serbe, bombardohet nga NATO. Në ditët në vazhdim rojet dhe paramilitarët serbë radhisin në oborr 800 të burgosur shqiptarë nga 1000 që kishte burgu, ndërsa të tjerët fshihen nëpër qeli të burgut. Rojet dhe paramilitarët serbë zbrazin rafalet e tyre mbi të burgosurit me të gjithë arsenalin që ata kishin në dorë: granata, mitralozë, snajperë dhe bazukë. Masakrohen 176 persona dhe plagosen mbi 200 të tjerë. Organizata mbi të drejtat e njerit Human Right Ëatch shkoi në vendin e ngjarjes me 24 maj të vitit 1999 dhe vuri në dukje dëmet që do t’i publikojnë më vonë në raportin e tyre.