Aforizmat e Demakut në gjermanishte, promovohen në katër qytete të Zvicrës

Libri «Aforizma» në gjermanisht: „Aphorismen Das Positive Denken Im Leben“, i autorit Daut Demaku, brenda një jave u promovua në qytetet e Bernës, Solloturnit, Cyrihut e Baselit, duke u ofruar mundësinë lexueseve zviceran dhe përgjithësisht gjermano-folës që të njihen me mendimin pozitiv, që autori e ligjëron e popullarizon prej vitesh

Nga Rexhep Rifati

Promovimet e këtij libri që i organizoi Ambasadës e Kosovës në Bernë, në bashkëpunim me Qendrën Kulturore të Kosovës në Cyrih si dhe Qendra ABSM në Bazel, organizoi katër promovime thuaja se u kthyen në një javë kulturore shqiptaro-zvicerane, pasi ato patën një prani të dukshme të komuniteteve të ndryshme, me qëllim që të njihen me idetë dhe mendimin pozitiv që popollarizon një autor i njohur shqiptar.

Vet libri „Aphorismen Das Positive Denken Im Leben“, i autorit Daut Demaku, si edhe botimet e mëparshëm të këtij autori nxisin interesim relativisht të dukshëm, ndonëse takimet letrare zakonisht këtu në Zvicër kanë pak vizitor.

Por ajo që e karakterizoi promovimin e librit të Demakut në gjermanishte, Mbrëmë lokalet e Qendrës së Kulturës së Republikës së Kosovës në Cyrih, “Aphorismen”, redaktuar dhe përshtatur nga profesor Klaus Wloemer dhe përkthyer nga studentja e gjermanishtes në Prishtinë Argita Tolaj, ishte se këto mbrëmje u shoqëruan edhe me pika muzikore, siç ishte rasti me këngëtare mirënjohur të xhezit Elina Dunin në Bernë ( në lokalet e Gjimnazit Neufeld ) apo me artistët e Shkollës Shqiptare të Vallëzimit “Shota” në Zvicër.

Pos në Cyrih, nga afër mbrëmë përcolla promovimin e librit në Bazel, mbrëmje kjo e organizuar nga bashkëpunim me Qendra ABSM në Bazel, që drejtohet nga Skender Nikoliqi dhe i cili mbrëmë që në hapje i përshëndeti të pranishmit, në mesin e të cilëve ishte edhe Mustafë Xhemaili, Ministër Këshilltar i cili në fjalën e tij përshëndetëse foli në pika të shkurtëra edhe për autorin Demaku.

Si në Cyrih ashtu edhe në Bazel, përfaqësuesit e Ministrisë së Diasporës së Kosovës, prezantuan edhe projektligjin për diasporë , meqë rast u zhvillua një debat me të pranishmit.

Me këtë rast po jap foto nga promovimet në Cyrih, Bazel e Bernë, ndërsa që nga Berna fotot mi dërgoj mësuesja Ida Jashari, ndaj edhe me këtë rast e falënderoj edhe për punën e madhe që bënë me nxënësit e saj të mësimit plotësues.