Çmimi i vitit i takimeve ”Azem Shkreli” iu nda Shoqatës sëS dhe artistëve Shqiptarë ”PAPA KLEMENTI XI ALBANI”, Suedi

Förslöv-Suedi, 13.10.2020

Në Pejë, në edicionin e 18-të të Takimeve Ndërkombëtare Letrare  “Azem Shkreli”, të vetmës shoqatë që iu nda çmimi i vitit, ishte Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë Papa Klementi XI Albani”, Suedi (SHSHASHS).

Çmimi i është nda nga Këshilli Organizativ për organizmin, Tekimet Nërkombëtare Letrare ”Azem Shkreli”, edicioni i XVIII, me radhë, me këtë motivacion:

Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi, ”Për kontributin e dhënë në letrat shqipe dhe krijimtarinë kulturore kombëtare”.

Përfaqsues i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë «Papa Klementi XI Albani», Suedi, për t’a pranuar këtë Çmim, ishte z. Idriz Gashi, nënkryetar, i cili po ashtu u nderuar me «Çertifikatë» për pjesëmarrje dhe kontributin e dhënë në edicionin e 18-të të këtij manifestimi. Çmimi ia dorëzoi Xhenet Syka, Drejtoresh e DKRS-së, kurse «Çertifikatë» ia dorëzoi Aver Husaj, Shef për Kulturë.

Përveç SHSHASHS, u ndan edhe çmime për poezinë më të mirë gjatë takimeve, që ishin:   i Elida Rusta, poete,  ndërsa çmimi ndërkombëtar “Lirika e Azemit Shkrelit” iu nda Xue Sheng, poete nga Kanadaja.

Pastaj u ndanë edhe disa çmime reviale. Çmimi  “Rilindja” iu nda autorëve Ramë Oraca e Rozafa Shpuza. Çmimi “Pajtimi” Agim Deskut e  Shqipe Hasanit. Çmimi “Kushtetuta” poetëve Ramadan Beqiri e  Naxhie Bërbatit –Kastratit. Çmimi “Liria” iu nda tre autorëve Besim Perjucit, Donart Rexhbogajt e Ajete Pavatës.

Këshilli organizativ ndau mirënjohje po ashtu edhe për Ministrinë e Kulturës, rinisë e sporteve si përkrahës të këtyre takimeve, mirënjohje kjo që u pranua nga zëvendësministri  Engelbert Zefaj, Ministrinë e Shëndetësisë , gjegjësisht ministrit Armend Zemaj, për menaxhimin e pandemisë e dhënies së mundësisë për organizimin e këtij  takimi në kushte të jashtëzakonshme, Drejtorisë  për  Kulturë, rini e sporte të Komunës së Pejës,  drejtoreshës  Xhenet Syla, për përkrahje të pakursyer të këtyre takimeve si dhe deputetes shqiptare në  Parlamentin e Kroacisë, Ermina Lekaj Përlaskaj për kontributin e dhënë për çëshjten kombëtare, komunitetin shqiptar  në  Kroaci dhe promovimin e urave kulturore shqiptaro-kroate.

Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëvë Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi, e vlerëson lartë këtë Çmim dhe falënderon përzemërsisht, kryetarin e komunës z. Gazmend Muhaxheri, të gjithë anëtarët e Këshillit Organizativ, znj. Xhenet Syka, Aver Husaj, e të tjerët, për Çmimin e Takimeve «Azem Shkreli», që ndan për Shoqatën tonë.

Me respekt, në emër të SHSHASHS,
Hysen Ibrahimi, Kryetar.