Çka thotë Mustafa Kruja për turqit dhe Turqinë

Mustafa Asim Merlika i njohur më shumë si Mustafa Kruja, apo Mustafa Merlika Kruja (Kruja, 15 mars 1887 – Ujëvarat e Niagarës, 27 dhjetor 1958) ka qenë mësues, firmëtar i Deklaratës së Pavarësisë të Shqipërisë, patriot, nëpunës, politikan dhe kryeministër, senator i legjislaturës së XXX të Mbretërisë Italiane gjatë regjimit fashist, anëtar i komisionit të punëve të jashtme, tregtisë dhe legjislacionit doganor gjatë mandatit të tij si kryeministër.
Ai në një fjalim të vetin u shpreh i emocionuar, se: “Turqit, jo vetëm, na detyruen me ndrrue Fé, po ma e keqja asht se, edhe na nxorën nga Europa”.
Kështu, thonte 72 vjetë përpara historiani, gjuhtari dhe burrështeti i madh Mustafa Kruja.
Kurse sot janë politikanët tonë, në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni që prapë e thirren Turqinë të na largojë nga Evropa.
E ne të tregoheshim të mençur që në atë kohë kjo platformë do të duhej të na mobilizonte, të na bënte të vetëdijshëm për organizimin tonë, për kundërvënien e duhur ndaj tyre. Por duket se nuk mjaftuan as platformat antishqiptare, as gjenocidet kundër nesh, sepse historia po na përsëritët në mënyrë të dhimbshme e të vazhdueshme, ndërsa ne në vend të luftojmë armikun e vrasim kundërshtarin politik të kombit tonë.
Siç ka cituar Ciceroni: “Historia est magistra vitae” – “Historia është mësuese e jetës”, që dmth se nëse ne nuk mësojmë nga e kalura e jonë, ajo do të mësoi nga ne, që nënkupton se na përsëritet.