“Për herë të parë pas periudhës së Gjergj Kastriotit, më 6 Prill 1911, flamuri shqiptar është valëvitur në malet e Deçiçit në Tuz përgjatë Betejës së Deçiçit”. “Në këtë betejë, shqiptarët udhëhiqeshin nga Dedë Gjon Luli, në luftën kundër otomanëve”, – këtë lajm e raportonte gazeta londineze e kohës, “The Cape Time”.
Po këtë vend në Bratile, me Jakup Rekën e vizituam më 5 Maj 2016 të shoqëruar edhe nga vendësit. Më pastaj shkuam në Bardhaj, tek Shtëpia- muze e heroit Dedë Gjon Luli, ku dominonin fotot e Marubit. Në Bardhaj e vetmja familje është Dedvokaj, që pos si pasardhëse, kujdeset edhe për mirëmbajtjen dhe vizitat në muze, ku ruhet urdhri “Nderi i Kombit”, me të cilin Presidenti Nishani ka dekoruar Malësinë e Madhe.
- Pllaka e ngritjes së flamurit në Bratila më 6 Prill 1911
- Shtëpia e Dedë Gjon Lulit, Bardhaj
- Mbishkrimi
- Dedë Gjon Luli me luftëtarët, foto e K. Marubit
- Luftëtarë nga Dukgjini, foto Sh. Pici
- Familja Dedvukaj, e vetme në Bardhaj,
- “Nderi i Kombit” për Malësinë e Madhe