( Në kuadër të shtegtimeve të mija :100 ditë me 100 shkrime autoriale)
Kam përshtypjen se në asnjë regjion të banuar nga shqiptarët nuk janë ruajtur me aq dashuri e zili veshjet e të parëve sa në Kalabri, ku thuaja se në çdo fshatë ka veshje origjinale. Këtë më së miri e kam vërejtur gjatë dy udhëtimeve të mija më parë vet si student e dyzetë vite në shoqërim të studentëve shqiptarë nga Zvicra në Kalabri.
Se si ruhet trashëgimia e kostumeve dhe veshjeve kombëtare, këtë më së miri e vërejtëm në muzeun e kukullave në katundin Frasnitë, ku janë ekspozua kukulla me veshje thuaja se të çdo lokaliteti arbëresh dhe pranë kukullave edhe fotografi të moçme me këto lloj veshjesh. Për ruajtjen e kostumeve kombëtare ndër shekuj për këtë u bindëm edhe në manifestimin mbi pesëshekullor, “Festa e valleve”, meqë rast në fshatrat Frasnitë e Çifti pamë veshje plotësisht të ndryshme si tek fëmijët, burrat e gratë.
Një traditë për lakmi, por edhe për trashëgimi e histori!
( Fotot e teksti: R. Rifati)