Në Cyrih nderohen rreth 90 dëshmorë shqiptarë nga Zvicra, që u flijuan në Kosovë

 

Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih, sot në shenjë të Epopeja e UÇK dhe sakrificës së familjes së Jasharëve dhe të Ditës së Mësuesit, organizoi një takim përkujtimor në nderim të 90 heronjve dhe dëshmorë që shkuan nga Zvicra dhe që rënë në altarin e lirisë në Kosovë.- Po në këtë takim me mirënjohje u nderuan edhe mësuesit e mësimit plotësues shqip në kuadër të LAPSH-it “Naim Frashëri” të Kantonit të Cyrihut

Siç u njoftuam nga Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih, sot në selinë e kësaj konsullate u organizua një manifestim në kuadër të dy datave të rëndësishme: Epopesë së UÇK dhe Ditës së mësuesit – 7 Marsit, meqë rast edhe mësuesve që punojnë në këtë kanton në kuadër të LAPSH-it “Naim Frashëri” iu ndanë mirënjohje.

Evenimentin, në nderim të Epopesë së UÇK e shpalli të hapur konsullja e Kosovës në Cyrih, zonj. Shukrije Ramadani, e cila në fillim lexoi 90 emrat e heronjve e dëshmorëve, që lanë rehatinë e Zvicrës dhe i dolën zot atdheut, akt ky që u nderua me një minutë heshtje nga të pranishmit. Ndërsa shprehi edhe vlerësimin dhe respektin për misionin fisnik të mësuesve shqiptarë në këtë kanton e më gjerë.

Edhe Udhëheqësi i Misionit të kësaj konsullate, z.  Sami Kastrati, foli gjithashtu për sakrificën e bashkatdhetarëve tanë si dhe për qëndresën heroike të popullit tonë dhe të familjes Jashari. Falënderoi gjithashtu mësimdhënësit për angazhimi, duke premtuar se ne do të mbesim mbështetje e përhershme e arsimit, kulturës dhe bashkatdhetarëve tanë në çdo cep ku jetojnë e veprojnë njerëzit tanë. Më pastaj mësuesve iu ndanë mirënjohje, që lidhen edhe me 30 vjetorin e fillimit të shkollës shqipe në Zvicër. Me ketë rast folën dhe falënderuan edhe drejtuesit e LAPSH-it Nexhat Maloku dhe Naser Ulaj.

Sonte, në kujtim dhe nderim të jetës dhe veprës së 90 të rënëve në altarin e lirisë u publikuan emrat e heronjve dhe dëshmorëve, që shkuan nga Zvicra në Kosovë, për të quar në fund amanetin e Komandantit Legjendar. Me nderim e Lavdi:

    1. Xhemajl RAMA,
    2. Florim GASHI,
    3. Muhamet Krasniqi,
    4. Sylejman Zeqir ELSHANI,
    5. Besim Daut HALILAJ,
    6. Mentor Nazmi MORINA,
    7. Besim Saqip REXHEPI,
    8. Sejdi Muharrem SEJDIU,
    9. Agim RAMADANI – KATANA,
    10. Ibrahim PACOLLI,
    11. Avdi XHAQKU,
    12. Selver KRYEZIU,
    13. Emin KRYEZIU,
    14. Ismet JASHARI – Komandant Kumanova,
    15. Nijazi AZEMI,
    16. Arsim BAJRAMI
    17. Sami UKSHINI,
    18. Shaban UKSHINI,
    19. Urim MEHMETI,
    20. Kenan HALIMI,
    21. Rashit MUSTAFA,
    22. Xhemajl ADEMI,
    23. Visar THAQI,
    24. Shefket MUHADINI,
    25. Kadri SYLA,
    26. Blerim Hamit ZUQAKU,
    27. Hamdi Qazim FERATI,
    28. Agim BAJRAMI,
    29. Hysen Nait REXHEPI,
    30. Luan Ruzhdi GASHI,
    31. Nexhat Qazim FANAJ,
    32. Skender Mehmet LATIFI,
    33. Ilmi Ismajl BAHTJARI,
    34. Nuredin GËRVALLA,
    35. Ibër GËRGOCI,
    36. Bekim Nezir TOVËRLANI,
    37. Nikollë DODAJ,
    38. Ibrahim Kadri ASLLANI,
    39. Agron Osman RAMA,
    40. Vezir Hysen ADEMAJ,
    41. Pren Zef LLESHI,
    42. Adem Hazir DELIA,
    43. Muhamet Imer UKSHINI,
    44. Halit Zeqë ALIJAJ,
    45. Arton Isa HASANAJ,
    46. Haxhi Halit HOTI,
    47. Skender CEKU,
    48. Agim ZENELI,
    49. Ahmet BAQAJ,
    50. Beqir MEHMETAJ,
    51. Dervish SYLAJ,
    52. Driton VELIU,
    53. Elez GECI,
    54. Malë ZEJNAJ,
    55. Maxhun BERISHA,
    56. Ramiz BRAHIMAJ,
    57. Tomë GJOKAJ,
    58. Safet GJINOVCI,
    59. Sinan THAQI,
    60. Agim MAZREKAJ,
    61. Artan HASANAJ,
    62. Izet BEQIRAJ,
    63. Luan GASHI,
    64. Regjë QORRAJ,
    65. Isuf MORINA,
    66. Milaim QERIMI,
    67. Sejdi KRELANI,
    68. Rrahman TAFA,
    69. Brahim NIKQI,
    70. Tahir MAZREKAJ,
    71. Kristë PËRVORFI,
    72. Jahja DANUZAJ,
    73. Sadri BERISHA,
    74. Sabit VESELI,
    75. Abit DULLOVI,
    76. Ilmi BAJRAKTARI,
    77. Ramadan AVDIU,
    78. Nexhat ELSHANI,
    79. Florim RUSHITI,
    80. Vahit UKAJ,
    81. Faruk ELEZI,
    82. Sinan THAQI,
    83. Nexhmedin ELSHANI
    84. Muhamet S. UKSHINI,
    85. Kadri SYLA,
    86. Bafti N.HAXHIU,
    87. Ibrahim ASLLANI,
    88. Shefket MUHADINI.