Doli në qarkullim Libri “Antroposofia arbëreshe, rrëfime nga Caterina Bellusci”, shkruar nga Ornela Radovicka, Redaktor Vehbi Miftari, Prishtinë, Botime Koliqi
Duhet të themi që në fillim që ky libër do të kishte qenë lehtë të dilte në dritë pa ndihmën z. Vehbi Miftari, Kreu i Misionit të Kosovës pranë Selisë së Shenjtë në Romë, por që personalisht nuk më pëlqen të flasë e ti përfshijë këta njerëz në rolin e detyrave që mbartin , por për i zë në gojë për zemrën e tyre që venë në shërbim të kombit, që rrallë gjenden e një prej tyre, është edhe z. Miftari, një njeri shumë korrekt, që kur premton mban fjalën, disponibile, dhe një vëlla i arbëreshëve, i cili ka fituar zemrat e këtyre njërëzve, por edhe një mik që At Bellusci e do me shpirt.
Mjaftoi një fjalë nga ana ime, për këtë projekt dhe kjo punë u krye. Nuk kisha shumë besim se shumë na premtojnë dhe na harrojnë sa kthen krahët. Megjithatë ka edhe nga ata që na kanë mbështetur çështjen arbëreshe pa asnjë lloji interesi, dhe janë aq të paktë sa numërohen me gishta, përfitoj nga rasti të falenderoj me zemër Gazetën “Dielli” në Amerikë, por edhe Pro integro.ch, që na kanë hapur dyert dhe na mbështesin pa hezitim. Mendoj se çështja arbërshe është një çëshjtje kombi dhe se duhet të japim një kontribut që të gjithë.
Redaktimi i librit u bë nga vet Z. Vehbi Miftari, i cili punoi me këto materiale, dhe e çoi deri në fund misionin e tij deri në publikim. Rrëfimet, dhe përmbajtja në faqet e këtij libri janë ai “cikli Meridian” të një populli shqipfolës ardhur nga Ballkani shqipfolës, lindur në Itali, po jo “i ingrirë” në shekullin XV, me një kulturë “ndryshe”me shqiptarët e sotëm, me një vetëdije “arbërore” dinamike e jo statike, një popull krenar për ruajtjen e identitetit, të jetës modeste, të një populli fsnik, dhe unik në rruzull dhe që ruajtën gjuhën dhe ritin! dhe këta quhen arbëresh.
Arbëreshët, janë një popull me një hapsirë fisike në territorin Italian, në shtatë krahinat e saj, të deklaruar si rajone me popullsi minoritare historike, të mbrojtura nga ligj i çalë i 482\99( që është paradoksale me artikullin gjashtë, dhe nëntë të Kushtetutës italiane) dhe ky fakt është një nyje, që kërkon një rrjet të gjerë bashkpunimi të shumë strukturave bilaterale midis shteteve Italisë si dhe Republikës së Shqipërisë, Kosovës, si edhe Maqedonisë, si edhe një rrjet kapilarësh të komunave arbëreshe e të rajoneve ku ata shtrihen për të shkoqitur këtë ngërç ku sot për sot kjo temë është një temë hemorragjike.
Në këtë libër në mënyrë të veçantë jam përqëndruar të mbledh ato rrëfime, këngët, toponime, në kujtesën e Rina Bellusci, një grua afër të 90-ave, dhe kodifikuar ashtu siç i kam dëgjuar prej saj, në arbëreshten e saj.
Ky mision ishte i vështirë, flasim për një gjuhë orale, këngë që kërkonin të ridëgjoje disa herë tekstet, si edhe kujtesa e një zonje 90 vjeçare në të njëjtën kohë edhe të ridëgjoja incizimet e shumë këngëve të ruajtura në kasetat depozituar pranë Bibliotekës A.Bellusci, të studjoja kostumin e Frasnitës, stolitë e tyre, si edhe të njihesha me argalinë.
Mendoj se ky libër mbart deri diku vlerën kryesore atë të gjuhës arbëreshe, të folmes lokale të Frasnitës, ku poezitë, dhe disa rrëfime janë në arbërishten e ruajtur nga Rina. Është një gjuhë e cila nuk mësohet dhe shkruhet në shkollë, e për këtë na del si detyrë ta kodifikojmë fjalët arbërisht, këtë gjuhë e cila shërben gjuhësisë shqipe, por në të njëjtën kohë njihemi me kulturën e vëllezërve tanë larguar prej 600 vjetve.
Vitet kalojnë dhe Rina, edhe pse në një moshë disi të thyer, vazhdon e pret, mysafirë nga e gjithë bota. Ulet pranë tyre. Rrëfen, këndon, dhe kur të gjithë ikin, ajo vazhdon të shikojë nga dritarja… Pret që dikush nga atdheu mëmë, ose nga trevat e saj të vijnë dhe t’i vizitojnë këta vëllezër, zhytur në malet e Polinit, që janë ndjerë dhe ndihen me shekuj vetëm, të braktisur, të malluar, dhe që gjithmonë i mbajnë sytë nga Mëma Shqipëri, por edhe tashmë nga Kosova, Maqedoni e Veriut dhe e trevat e tyre
Të gjtha dyert e shtëpive i kanë me vështrim nga lindja, varret, kishat, të gjitha me drejtim nga erdhën. Ata duken sikur thonë: Jemi këtu, duke pritur prej 600 vitesh!
Në sytë e Rinës duket edhe trishtim për këtë komunitet që është shpopulluar ku rreziku i përgjithshëm i asimilimit të tyre në erën e globalizimit, qëndron si një prerës me dy thika. Rina këtë Arbëri e vadit çdo ditë me këngët, traditat, folklorin, gjuhën, ritin e saj.
Askush nuk ka dalë nga ai prag pa u emocionuar, as edhe të rinjtë, kur Rina me vëllain e saj At Antonio që pothuajse 88 vjeç, mbledhin energjitë, mobilizohen me shpirt, pastaj të kapin dorën dhe si një zinxhirë duarsh ku përcillen emocionet e shpirtit nisin e ja thërrasin këngës “Kur dy arbërshë bëhen bashkë”.
Ky libër le të jetë si një nga ato shenjat pozitive të cilat tregojnë edhe pse ky popull në agoninënë e gjuhës së tyre ata janë ende të gjallë, jo të padukshëm, dhe se në mes tyre ka një mori vëllezërsh shqipatar që i duan dhe janë bashkë me ta.
Shpesh pyes veten: A nuk do ishte mirë që shqiptarët të cilën bredhin e viztitojnë botën, të rezervonin sikur edhe nja dy ditë pushimi prej lejes së tyre edhe tek arbëreshët e Kalabrisë. Ata janë një minierë e madhe shpirtërore. Në ato katunde do të gjeni shpirtin e gjallë Arbër, këngët, veshjet, muze, ushqimin, por edhe kulturë, teatër, arkitekturë. Ju lutem kur të vini e të shikoni, mos i gjykoni kur të shihni vetëm pleq.
Ndihen të sëmurë, të ndarë, disi hallakatur, të mallëngjyer, por iu siguroj që ata janë një potencë intellektuale, artista në shpirt, dhe do të gjeni dy Federatat e e tyre UNIARB DHE FAA, që kanë bërë atë që nuk kanë bërë kurrë istitucionet.
Ky popull meriton të ndihet dinjitoz në hapsirën e tij, duke patur një gjuhë të përbashkët,(Unifikimi i gjuhës të tyre mbështetur në 50 të folmet e tyre është shumë e rëndësishme) sepse vetëm me një gjuhë të përbashkët forcohet më shumë Arbëria, e mban identitetin e saj. Me atë gjuhë do flasin bijëve të tyre, e do shkruajnë historinë e tyre që deri më sot nuk është shkruar!
Mos Harroni se arbëreshët në Itali janë më të vjetër se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, më këtë do të them që janë një popull dhe jo një etni! (Në vijim disa foto)
Ornela Radovicka, Qendra albanologjike mbi gjuhën dhe kulturën arbëreshe themeluar nga At Bellusci 1980
Vehbi Miftari, redaktori i librit, në familjen e At Belluscit dhe i dorëzon kopjen e parë të librit zonjës Katerina Belluschi.
Në foto Caterina Bellusci dhe Ornela Radovicka. Një perqafim për këtë mëmë rreth të 90-ave kaq fisnike, që pa u lodhur na ndihmonte të kodifikoja, çdo rrëfim të saj. E falenderoj me shpirt.
Ps. Ndërsa Vehbi Miftari shkruan se:Libër i veçantë për kulturën arbëreshe
Pas një pune të përbashkët disamujore, sheh dritën e botimit libri i Ornela Radovickës, Antroposofia arbereshe – Rrëfimet e Caterina Beluscit. Libri është përmbledhje e rrëfimeve të një zonje arbëreshe, Rinës, mbi kulturën arbëreshe, traditat e tyre, këngët, vallet, ritet e zakonet, mitet e gjuhën, mbledhur e përpunuar me pasion nga znj. Radovicka, redaktuar nga unë e botuar nga “Botimet Koliqi”.