Ambasada e RSH-së në Zvicër fton për ndihmë dhe falënderon Zvicrën për ekipet e shpëtimit

Krahas apelit drejtuar shoqatave e bizneseve për ndihmë për qytetarët e dëmtuar nga tërmeti, ambasada, pos që ofron llogaritë rrjedhëse, falënderon autoritetet zvicerane ne emër te komunitetit shqiptar në Zvicër dhe te popullit shqiptar për solidaritetin e treguar me ekipe të specializuara

Përgatiti Rexhep Rifati

Me këtë rast po japim apelin e Ambasadës shqiptare në Bernë, si dhe hapat e parë që ka ndërmarr shteti zviceran:

Ambasada e RSH-së në Zvicër fton të gjithë bashkëpunëtorët, shoqatat dhe bizneset të ofrojnë ndihmën e tyre në këtë moment solidariteti për familjet dhe qytetarët në nevojë të prekur nga tërmeti.

Për ti ardhur në ndihmë të gjithë familjeve të dëmtuara nga tërmeti kemi vendosur në dispozicion disa llogari bankare.

“Kontribute vullnetare, Emergjenca ” në banke te nivelit të dytë

Banka Credins

IBAN ne ALL (Lek): AL29 2121 1016 0000 0000 0030 0001
IBAN ne EUR : AL72 2121 1016 0000 0000 0030 0003
IBAN ne USD: AL02 2121 1016 0000 0000 0030 0002

Ambasada gjithashtu njofton se edhe shteti zviceran reagoi me të shpejtë me ndihma: Në përgjigje te apelit drejtuar autoriteteve federale për solidaritet e ndihmë, sot ne mbrëmje rreth mbërrin ne Tirane ekipi i parë i ndihmës se specializuar zvicerane.

Ambasada e RSH në Bernë është duke koordinuar ne vijimësi me Swiss Humanitarian Aid tere procesin e asistencës drejt Shqipërisë. Ambasada e RSH-se ne Berne falënderon autoritetet zvicerane ne emër te komunitetit shqiptar ne Zvicër dhe te popullit shqiptar për gatishmërinë për te mbështetur e për tu solidarizuar ne këtë dite te vështire.

Gjithashtu nga faqja e internetit mësojmë se edhe Rega u nis me një aeroplan special me ekipe gjegjëse të kompletuar pos me mjek e personel edhe me qenë gjurmues të përgatitur për zbulimin e personave të gjallë nën gërmadha. Rettungshunde-Equipe me REDOG, falë partneritetit që ka me Rega, në mbrëmje fluturoi direkt në zonën e fatkeqësisë me një avion rega.